×
  • Sport
  • Sport

    Superkupa “Kosovë – Diasporë” do të zhvillohet më 18 tetor

    FrontOnline
    08 Gusht 2022

    Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në takim drejtuesit e futbollit shqiptar në Diasporë, kryetarin e Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Feti Demolli dhe nënkryetarin e sekretarin e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, Enver Muzliuka e Miftar Dragidella, përcjell FrontOnline.

    Gjatë këtij takimi u diskutua për futbollin në Diasporë dhe rëndësinë që ka ai tek bashkatdhetarët tanë, si dhe për organizimin e Superkupës “Kosovë-Diasporë”.

    Me këtë rast, u vendos që ky event të mbahet më 18 tetor në stadiumin qendror të Kampit Nacional në Hajvali, e ku pjesëmarrëse do të jenë KF Llapi, si fitues i Kupës së Kosovës, FC Kosova Zurich, si fituese e Kupës së Unionit në Zvicrës dhe AVK Bardhosh Gërvalla, si fituese e Kupës së Diasporës në Gjermani.

    Shorti për ndeshjet e këtij eventi do të tërhiqet me 17 tetor.

    Drejtuesit e dy asociacioneve të futbollit shqiptar në Diasporë e falënderuan kryetarin Ademi dhe FFK-në për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin futbollit të Diasporës, teksa e vlerësuan shumë të rëndësishme që Superkupa ‘Kosovë-Diasporë‘ do të organizohet në një format të këtillë me tri ekipe.

    Në anën tjetër, Ademi ritheksoi rolin tejet të rëndësishëm që Diaspora jonë ka pasur gjatë tërë historisë së re të popullit tonë, e po ashtu edhe në zhvillimin dhe ecurinë e futbollit të Kosovës ndër dekada./FrontOnline/

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Sport27 Prill 2024
    Armend Xhoxhaj është rikthyer në ring në ‘Kia Metropol Arena’ në Nurenberg, ku boksoi përballë boksierit turk Huseyin Cinkara. Por, meçi nuk...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Sport27 Prill 2024
    Borussia Dortmund me mendjen në ndeshjen gjysmëfinale të  Champions League me Paris Saint-Germain është mposhtur të shtunën në Bundesliga nga Leipzig. Ndeshja...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.