×
  • Lajme
  • Lajme

    Stano: Takimi Kurti-Vuçiq është shumë i rëndësishëm

    FrontOnline
    05 Gusht 2022

    Është një hap shumë domethënës që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vijnë në Bruksel.

    Ata po takohen për të diskutuar mënyrat për përmirësimin e dialogut dhe parandalimin e situatave nga e kaluara, tha sot zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano.

    Ai shtoi se është e rëndësishme të diskutohet se si të parandalohet një situatë stagnimi dhe tensioni, por edhe të zgjidhen çështjet e hapura, raporton Reuters.

    “Qëllimi i takimit të ardhshëm në Bruksel është të arrihet përparim në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sepse është diçka që është shumë e nevojshme në nivelin më të lartë”, tha Stano në një konferencë për shtyp në Bruksel.

    Një zyrtar i BE-së konfirmoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të diskutojnë për rritjen e fundit të tensioneve mes dy palëve në Bruksel më 18 gusht./FrontOnline/

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.