×
  • Kronika
  • Kronika

    Nuredin Lushtakut dhe familjarëve të tij së shpejti u skadon paraburgimi, prokurorja pritet të vendos

    FrontOnline
    28 Korrik 2022

    Ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës Nuredin Lushtakut së bashku me dy të afërm të tij F.L., dhe A.L., edhe pak ditë do t’u skadojë paraburgimi. Se a do të kërkohet vazhdimi i masës së paraburgimit ndaj tyre, Prokuroria Themelore e Mitovicës i ka kthyer një përgjigje. Masa e paraburgimit prej një muaji atyre u ishte caktuar me 4 korrik.

    “Rasti është nën hetime, të dyshuarit ende janë në paraburgim. Brenda afatit ligjor prokurorja do të vendosë për hapat e radhës”, tha Preteni për Gazetën Express.

    Ish-deputeti Lushtaku bashkë me dy familjarët e tij po qëndrojnë në paraburgim nën dyshimet se kanë kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Prokuroria pretendon se “të dyshuarit F.L., A.L., dhe N.L., me datë 02 korrik 2022 rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj me iniciale E.B., dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare, dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, dhe njëri zyrtar policor është goditur me predhë të armës në këmbë”.

    Plagosja e njërit polic dhe lëndimi i tjetrit dyshohet se motiv kishte shqiptimin e një tikete të trafikut ndaj një familjari të Lushtakut.

    Për çka policët u desht të mjekoheshin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë.

    Ish-deputeti Lushtaku në seancën dëgjimore kishte deklaruar se ky rast është i montuar kundër tij dhe familjes.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Kronika19 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në fshatin Tresava të Leposaviqit pasi gjatë ditës së djeshme pati të veshur uniformë në...
    Kronika19 Maj 2024
    Babë e bir janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur. Rasti ka ndodhur të shtunën në Prishtinë, rreth orës...
    Kronika19 Maj 2024
    Një person është arrestuar dje në Vushtrri pasi dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj një të miture. Në raportin 24-orësh të...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s. Forcat Detare të Shqipërisë kanë dërguar edhe anijen e dytë në...
    Lajme19 Maj 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës ka votuar të dielën për shkarkimin e kryetarit Imer Zeqiri. Për shkarkimin e tij, Zeqiri e kuptoi...
    Lajme19 Maj 2024
    Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Babai dhe nëna e Thaçit ishin sot për...
    Lajme19 Maj 2024
    Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia zyrtare e dërgimit në Kosovë të trupave të...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video nga takimi dhe konferenca e përbashkët me Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Diplomaci Publike, Liz...
    Lajme19 Maj 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në Zvicër është takuar me diasporën atje, të cilët i ka falënderuar për mikëpritjen. Ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.