×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu flet për Specialen: Shqetësohemi të gjithë që s’i raporton askujt, i takon Kurtit vendimi për vizitë

    FrontOnline
    06 Korrik 2022

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur rreth vizitës së saj dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca tek ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

    Ajo tha se në bisedat që i ka pasur me Konjufcën, asnjëherë s’e kanë adresuar çështjen se duhet qeveria apo kuvendi ta mbikëqyrë Gjykatën Speciale, sepse sipas saj, s’mund të ndodhë një gjë e tillë.

    “Sikurse për Konjufcën, ashtu edhe për mua e qeverinë, besoj edhe për të gjithë ne, nëse shqetësohemi për diçka është se gjykata speciale s’i raporton askujt”.

    “Thuhet se Gjykata Speciale është në kuadër të sistemit tonë të drejtësisë. Po të ishte e tillë ajo do të raportonte në Këshillin Gjyqësor apo Prokurorial, por ajo s’e bën, prandaj i bie që s’i raporton askujt”, është shprehur Haxhiu në Rubikon në Klan Kosova.

    E para e Drejtësisë në Kosovë tha se është ndjerë e shqetësuar gjatë vizitës së saj në Hagë, teksa ka takuar edhe Avokatin e Popullit, pasi sipas saj, ata (Gjykata Speciale) e ka edhe avokatin edhe Gjykatën Kushtetuese paralele.

    “Ajo çfarë jam shqetësuar është se çfarëdo pyetje që e kemi ngritur te avokati, ka thënë se “është çështje konfidenciale” edhe përkundër faktit që ne s’e kemi pyetur për çështje konfidenciale sepse ne i dimë limitet tona”, është shprehur Haxhiu, njofton Klankosova.tv.

    Tutje, ajo tha se ka kërkesë edhe nga vet të paraburgosurit që të ketë një instancë mbikëqyrëse për Gjykatën Speciale, por që ajo të jetë ndërkombëtare, teksa shtoi se mbajtja e Thaçit dhe të tjerëve në paraburgim për kaq gjatë është shkelje e Kushtetutës së Kosovës.

    “Duhet të jetë një diskutim shumë serioz edhe me partnerët tanë për të pasur një mekanizëm mbikëqyrës, sepse s’ka asnjë gjykatë që funksionon kësisoj”.

    “Mendoj se mbajtja në paraburgim për një kohë kaq të gjatë është shkelje edhe e Kushtetutës por edhe e konventave ndërkombëtare”, ka thënë Haxhiu.

    Kurse, sa i përket mosvizitës së kryeministrit të vendit tek të akuzuarit në Hagë, Haxhiu tha se i takon atij ta marrë vendimin nëse do të shkojë apo jo.

    “Mendoj se kryeministri e vlerëson vet se a do të duhej t’i vizitojë të mbajturit në Hagë. Fakti që unë kam shkuar, nënkupton se po shkon qeveria sepse unë jam ministre e Drejtësisë dhe i takoj Qeverisë Kurti, dhe a shkon vet Kurti a jo, i takon atij”, është shprehur Haxhiu.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes informimit javor njoftoi se trupi gjykues ka marrë vendim...
    Lajme02 Maj 2024
    Drejtori i zyrës serbe për Kosovën Petar Petkoviq ka deklaruar se Beogradi vlerëson dhe mbështet shumë përpjekjet që emisari evropian për dialogun,...
    Lajme02 Maj 2024
    Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajon, Toby Vogel, ka reaguar lidhur me qëndrimin e Brukselit zyrtar për mundësinë e heqjes...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit deri sa ka folur për...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë të pavërteta kur deklaroi se kontratat e...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë seancës së Kuvendit ka thënë se Kosova ka ende probleme për të luftuar korrupsionin dhe krimin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar sot ga Bashkimi Europian heqjen e masave ndëshkuese meqë Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e Unionit....
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së. Xhavit Haliti tha se Kosova dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor “janë përballur me raporte të tilla”, ndërsa...
    Lajme02 Maj 2024
    Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm të cilët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.