×
  • Vip
  • Vip

    “I dërgova videot kërcënuese në Prokurori, nuk morën asnjë masë”, Stresi reagon pasi rrahu BMT-në

    FrontOnline
    06 Korrik 2022

    Reperi, Arkimed Lushaj i njohur si ‘Stresi’ ka folur për herë të parë për sulmin ndaj BMT-së pak ditë më parë.

    Përmes një videoje live me Kozakun, reperi është shprehur se nuk e ka prekur me dorë, por njerëzit e tij kanë marrë masa për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme dhe sharjeve publike që ka marrë.

    “Ne i kemi inat kërcënimet, sepse kemi motra, vëllezër, nënë, baba, dalin nëpër Tiranë, ku iu merret vesh këtyre se janë njerëz të çmendur, kërcënojnë: ‘Do të vras’, ‘Po jetoj për të ardhur në Shqipëri për të të vrarë’. Ne kur e marrim vesh që janë në Shqipëri pastaj, veprojnë njerëzit se unë as nuk e kam prekur me dorë atë legen”, tha Stresi.

    Më tej, reperi thekson se organet kompetente kanë qenë në dijeni pasi ka dërguar videot dëshmuese por nuk janë marrë me rastin.“Këta kopilët e shtetit nuk shohin kërcënimet e tjetrit, por vijnë e pyesin; ‘Pse e ke rrahur’. E kam rrahur o vëlla sepse ti si shtet nuk je i aftë të mbrosh robin tënd.

    Unë i kam dërguar videot në Prokurori dhe iu kam thënë: ‘Shikoni se ky njeri është 40 vjeç, më merr në telefon nga Italia, më thotë që do të vij në Shqipëri dhe do të q* robtë e shtëpisë, ty, babait, nënës tënde do ju vras’, tani shoh që vjen në Shqipëri dhe s’merret asnjë lloj mase, si qenka ky muhabet kështu”, tha reperi. /abcnews.al

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Vip19 Maj 2024
    Edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania” ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm të garës, ku pas një votimi të...
    Vip18 Maj 2024
    Në mbrëmjen gjysmëfinale, prezantuesi i “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço, ka bërë zbulimin e madh të finalistëve për edicionin e tretë...
    Vip18 Maj 2024
    Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi, i ftuar në emisionin argëtues “S’e luan topi”, ka ndarë me publikun shumë detaje intime nga...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.