×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trajkoviq: Dalja e Radojçiqit është fatkeqësi për serbët në veri

    FrontOnline
    06 Korrik 2022

    Lajmi për “rikthimin” e Milan Radojçiqit në Kosovë është fatkeqësi për serbët në veri, ka thënë politikania serbe, Rada Trajkoviq, që e ka krahasuar videon e tij me një parodi të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

    Të martën, nënkryetari i Listës Serbe publikoi një video në YouTube. Ai tha se është kthyer në Kosovë dhe se “s’ka më kthim prapa”.

    Videoja ka bërë bujë pasi që dy urdhërarreste ndaj tij janë ende aktive në Kosovë.

    Arrestimi i tij po kërkohet për rastet “Brezovica” dhe atë të vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq.Në një deklaratë për “Danas”, Trajkoviq ka thënë se mesazhi i Radojçiqit është thirrje për NATO-n, por edhe fatkeqësi për serbët.

    Paraqitja e tij e plotë, sipas saj, është parodi e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

    “Edhe fanellat ishin të ngjashme”, ka thënë ajo.

    Sipas Trajkoviqit, Radojçiqi ka dalë nga “shtëpia e sigurt e Vuçiqit”.

    “Radojçiqi, edhe pse një njeri me profil ekstremisht problematik, sigurisht që i kalon më lehtë kontrollat policore serbe sesa unë”, ka thënë tutje ajo duke shtuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka “përgjegjësitë dhe meritat” për krijimin dhe shndërrimin e Radojçiqit dhe të tjerëve në liderë të serbëve të Kosovës.

     

     

    Trajkoviq ka pasur përplasje personale me Radojçiqin. Ajo ishte paditur nga Radojçiqi “për dëmtim reputacioni” pasi kishte shprehur publikisht dyshimet se Radojçiqi është përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Australia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj udhëheqësit rus të bandës së krimit kibernetik “LockBit”, thanë të martën autoritetet britanike...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Vizita e liderit kinez Xi Jinping në Serbi, aleatin evropian, të martën përkon me një datë simbolike: 25 vjetorin e bombardimit të...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena, por duhet angazhim në mënyrë aktive ndaj...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.