×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Zbuloni nëse trupi juaj është i programuar për një peshë të caktuar

    FrontOnline
    06 Korrik 2022

    Ekziston një ide gjithnjë e më popullore se pesha trupore e disa njerëzve ka një “pikë të caktuar” në të cilën funksionon dhe e bën të vështirë për individët të humbin peshë. Teoria e “pikës së caktuar” në peshore është në fakt ideja se trupi ka një peshë të para-programuar në të cilën funksionon normalisht dhe me efikasitet. Ekzistojnë gjithashtu disa prova shkencore që sugjerojnë se kjo teori është e saktë.

    Gjegjësisht, trupi i njeriut përdor mekanizma të ndryshëm metabolikë dhe hormonalë, siç është ngadalësimi i metabolizmit kur zvogëlohet marrja e kalorive, kështu që në vend që të humbni kilogramë, ju ruani peshën aktuale trupore.

    Pyetja është nëse përpjekja për të humbur peshë nën një “pikë të caktuar” është e kotë , sepse trupi juaj do të luftojë, edhe pse e di se nuk mund të fitojë. Përgjigja, për kënaqësinë e të gjithëve, është jo, sepse menaxhimi i peshës është më i ndërlikuar se kaq.

    Shumë parametra kontrollojnë peshën, duke përfshirë gjenetikën dhe faktorë të shumtë të jashtëm, si stresi ose zakonet dietike. Kjo është arsyeja pse disa njerëz mund të humbasin peshë papritmas dhe të mbajnë përgjithmonë një peshë më të ulët trupore, dhe disa luftojnë për një kohë të gjatë me humbjen e një numri të vogël kilogramësh.

    Mënyra e saktë dhe e rekomanduar do të ishte ndjekja e një plani të sigurt dhe gradual të humbjes së peshës , në mënyrë që trupi juaj të përshtatet me të gjitha ndryshimet me kalimin e kohës.

    Nëse papritur e kufizoni dietën tuaj në një numër të vogël kalorish, trupi juaj mund ta perceptojë këtë si një paralajmërim dhe do të ruajë depozitat e yndyrës në mënyrë që të qëndrojë në të njëjtën peshë. Kështu që shmangni dietat strikte dhe urinë.

    Provoni një humbje graduale të peshës që ju lejon të ruani linjën e dëshiruar për një kohë të gjatë duke iu përmbajtur zakoneve të të ushqyerit të shëndetshëm./FrontOnline/

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lifestyle16 Maj 2024
    Nëse e keni vënë re se duart ose këmbët tuaja kruhen këtë periudhë të vitit, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz zhvillojnë flluska...
    Lifestyle16 Maj 2024
    Shumica prej nesh kanë të paktën 50 miq, ose të afërm që do të donin t’i ftonin në një ngjarje personale: si...
    Lifestyle16 Maj 2024
    DASHI Në dashuri kjo është një periudhë që lë shumë liri veprimi, gjithçka varet nga ju dhe nga ajo çfarë dëshironi. Në...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.