×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Infektives: 8 pacientë me Covid në Klinikë, gjendja e tyre stabile

    FrontOnline
    06 Korrik 2022

    Rritja e rasteve të infektimeve me Covid-19, ditët e fundit ka shënuar rritje.

    Vetëm sot janë regjistruar 213 raste pozitive me Covid-19.

    Ani pse ka rritje të rasteve, në infektivë aktualisht janë duke u trajtuar me këtë virus 8 pacientë.

    Kështu ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike, Arben Vishaj.

    “I kemi 8 pacientë me Covid, gjendja e tyre është stabile. Ne i kemi pacientët në një repart, vetëm gjysma e repartit është e mbushur”, tha ai për Front Online.

    Vishaj thotë se ende nuk ka nevojë për hapjen e reparteve të tjera.

    “Klinika infektive i ka 125 shtretër, ne i kemi vetëm 8 pacientë të shtruar. Nuk ka nevojë për hapje të reparteve tjera”, tha ai për Front Online.

    Derisa foli për situatën me Covid-19, Vishaj bën thirrje që të respektohen maksimalisht rekomandimet e IKSHPK-së, dhe vendimet e ministrisë.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 35 qytetarë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1,244.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,830,795 doza të vaksinës.

    Deri më sot 823,798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Front Online/

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Edhe, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat ka shprehur pakënaqësitë me të drejtat e punëtorëve në Kosovë. Jusuf Azemi ka deklaruar se...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar urdhëresë që me rastin e 1 majit, të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në...
    Lajme01 Maj 2024
    Intervale me diell e vranësira të mërkurën. Pasdite vonë mundësi për riga lokale shiu. Mot i ndryshueshëm parashihet ditën e mërkurë në...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti mbi si i është qasur dialogut. Çitaku, mes tjerash thotë...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti ka deklaruar se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës do të hiqen brenda javësh. Kjo pasi sipas...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjermanisë se Kosova duhet të nisë punën për themelimin e Asociacionit,...
    Lajme01 Maj 2024
    Si rrallëherë qindra punëtorë kosovarë sot (më 1 maj ) pritet të protestojnë në Sheshin e Prishtinës, duke kërkuar rritje të pagave...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kryetari i PDSH në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi duke folur në Emisionin “Opinion” për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në...
    Lajme30 Prill 2024
    Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se nëse draft statuti i Asociacionit nuk dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para 16 majit,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.