Mbrëmjen e së enjtes ka pasur të shtëna me armë në një aheng familjar.
Policia njofton se nga i dyshuari mashkull kosovar është sekuestruar një pistoletë për të cilën kishte leje përkatëse.
“Rr. Qerqiz Topolli, Prizren 30.06.2022-23:45. Pas disa të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar është sekuestruar një pistoletë për të cilën kishte leje përkatëse. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.