Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla sot në emisionin “DPT te Fidani” është shprehur se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq asnjëherë që nga viti 2021 nuk është ndalur me kërcënime.
Gërvalla u shpreh gjithashtu se vazhdimisht i është bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, sipas daj, duke i treguar që Vuçiqi është një person i rrezikshëm dhe nuk e kupton gjuhën e butë.
“Është shumë e lodhshme të imagjinosh se çka mund të thotë Aleksandër Vuçiq pas pak minutash dhe mbi të gjitha Aleksandër Vuçiq asnjëherë që nga viti 2021 nuk është ndalur me kërcënimet e tij, prandaj edhe institucionet e Republikës së Kosovës kanë qenë shumë të vendosura dhe të matura në veprimet e tyre, sepse nuk mund të ndërtohet politika jonë në bazë të pritjeve që ne mund t’i kemi nga Aleksandër Vuçiqi”.
“Vazhdimisht i kemi bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, i kemi treguar që është një person i rrezikshëm dhe që nuk e kupton gjuhën e butë, gjuhën e ledhatimin e cila është përdorur ndaj tij gjatë viteve të fundit”, është shprehur ajo./Klankosova