×
  • Sport
  • Sport

    Kosova U20 nisi përgatitjet, Kabashi vlerëson grupin

    FrontOnline
    30 Qershor 2022

    Përfaqësuesja U20 e Kosovës në hendboll ka nisur të hënën përgatitjet për Evropianin e muajit të ardhshëm.

    Nën urdhrat e kryetrajnerit Taib Kabashi janë 20 hendbollistë. Kabashi ka vlerësuar fillimin e përgatitjeve, ndërsa pranon se grupi në Kampionatin Evropian është i fortë. Kosova U20 prej 16 deri më 24 korrik luan në Evropianin e Divizionit B në Bullgari, përcjell FrontOnline.

    “Kemi filluar përgatitjet dhe jemi vendosur në Gjakovë. Në grumbullim janë 20 lojtarë, 18 të klubeve të vendit dhe dy të klubeve të huaja. Ardin Berisha luan në Zvicër, ndërsa Ajdin Gashi nga Bosnjë-Hercegovina. Ndërkohë Frilon Kqiku e Oltion Rrecaj nuk kanë mundur të vijnë për shkaqe të ndryshme, pune e shkollimi. Në këtë tubim për herë të parë kemi ftuar lojtarë si Egzon Vuçitërna, Granit Kadiri, Altin Cacaj, Olsi Mulaj, Amar Muqolli, Eris Brahushi, Agon Bytyqi. Grupi është shumë i fortë, me Rumaninë, Zvicrën, Ukrainën e Maqedoninë e Veriut. Synimet e kombëtares sonë janë të paraqitemi sa më mirë në këtë evropian”, ka theksuar Taib Kabashi.

    Kombëtarja po ushtron dy herë në ditë dhe do të mundohet ta shfrytëzojë maksimalisht grumbullimin, me synim për paraqitje sa më të mira në Evropianin në Bullgari, ndonëse grupi vlerësohet shumë i fortë./FrontOnline/

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Sport02 Maj 2024
    Liga e Kampionëve është pa dyshim gara më prestigjioze e futbollit evropian në nivel të klubeve. Për një vit të tërë, skuadrat...
    Sport02 Maj 2024
    Ndonëse kanë mbetur edhe pak javë drejt përfundimit të sezonit, skuadra e Liverpoolit dhe kompania “Nike” nuk kanë pritur gjatë duke zbuluar...
    Sport02 Maj 2024
    Dy yjet e Përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani dhe Arijanet Muric kanë përfunduar në formacionin më të mirë të muajit në top...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kreu i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili njëherit është edhe kandidat i PDK-së për kryeministër, ka marrë sot pjesë në përvjetorin e...
    Lajme02 Maj 2024
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka marrë pjesë në takimin e ftuar nga prokurorja e Zyrës së Kryeprokurorit...
    Sport02 Maj 2024
    Ndonëse kanë mbetur edhe pak javë drejt përfundimit të sezonit, skuadra e Liverpoolit dhe kompania “Nike” nuk kanë pritur gjatë duke zbuluar...
    Sport02 Maj 2024
    Dy yjet e Përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani dhe Arijanet Muric kanë përfunduar në formacionin më të mirë të muajit në top...
    Vip02 Maj 2024
    Kiara dhe Luizi u bënë prindër për herë të parë më 30.04.2024, datë që për ta do të mbetet më e rëndësishmja...
    Lajme02 Maj 2024
    Reperi kosovar, Arijan Sijarina, i shpallur në kërkim, nën dyshimin se është përfshirë në incidentin që i parapriu vrasjes së rëndë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.