×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Shqetësuese/ 9 vetëvrasje këtë vit, sociologët tregojnë arsyet

    FrontOnline
    25 Qershor 2022

    Vetëvrasja tek të rinjtë, është bërë një fenomen mjaftë shqetësues në vend.

    Numri i të rinjve që po i japin fund jetës është shtuar.

    Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë pesë mujorit të parë të vitit 2022 , nëntë persona kanë bërë vetëvrasje dhe 40 të tjerë kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje.

    Nga nëntë personat që kanë bërë vetëvrasje këtë vit, katër prej tyre janë të rinj.

    E sipas sociologëve, arsyeja që po i shtyn të rinjtë që t’i japin fund jetës janë të shumta.

    Sociologia, Makfire Ademi për FrontOnline tha se, arsyet  që i çojnë të rinjtë deri të vetëvrasja janë depresioni, stresi, e faktorët social.

    “Vetëvrasjet kryesisht lidhen ngushtë me shëndetin mendor ku ne përgjithësi individi përballet me depresion, stres, dëshpërim, mos balancim ndjenjash, etj… përkitazi anës psikologjike faktorët tjerë janë edhe faktorët social qe e shtyjnë individin drejt vetëvrasjes”, deklaroi ajo.

    Ademi thotë se në Kosovë faktori kryesor që i çon të rinjtë deri të vetëvrasja, janë faktorët socio-ekonomik, pasi që siç tha ai në tri vitet e fundi ka pasur humbje të vendeve të punës, ekonomia e dobët familjare e humbja e shpresës.

    “Në shoqërinë tone faktorët kryesor që ndikojnë drejtpërdrejt në këtë dukuri shqetësuese janë faktorët social dhe ekonomik. Të gjithë këta faktor janë renduar viteve të fundit duke pasur parasysh që për 3 vite me rradhë u përballëm me pandeminë duke lënë ende pasoja pas ne aspektin psikologjik dhe social te të gjithë shoqërisë. Në këto vite përveç virusit pasoje tjetër ishte edhe humbja  e shume vende te punës, ekonomi e dobët familjare, humbja e shpresës etj”, u shpreh ajo për Front Online.

     Sociologia Ademi: Rritja e numrit të vetëvrasjeve, alarm për institucionet

    Duke e parë që fenomeni i vetëvrasjes është bërë shqetësueses në vend, sociologia  Ademi, thotë se kjo është një alarm për të gjitha  institucionet e vendin, familjet, shoqërinë e shkollën.

    “Vetëvrasja është bërë një nga fenomenet me shqetësues qe e ka kapluar shoqërinë tone. Rritja e numrit te vetëvrasjeve nga viti në vit është alarm për gjithë institucionet duke u nisur nga institucioni i parë i individit, agjenci i parë i socializmit e që është familja, pastaj shkolla, shoqëria, shteti e me radhë”, tha ajo tutje për Front Online.

    Por si të ndalohet fenomeni i vetëvrasjeve në Kosovë.

    Sociologia Makfire Ademi, tregon disa zgjidhje që duhet t’i bëjë shteti dhe familja.

    “Për parandalimin e fenomenit të vetëvrasjes fillimisht do duhej të ngritët vetëdija kolektive duke filluar nga familja e deri te shteti. Institucionet relevante do duhet të ofronin zgjidhje për të rinjtë po edhe për gjithë shoqërinë në këtë vit të parë të kalimit nga gjendja pandemike. Zgjidhje nga institucionet aludojmë në; seanca të rregullta psikologjike në qendrat e mjekësisë familjare, prezenca e psikologut në shkolla dhe institucione tjera, ofrimi i asistencave sociale për gjithë ata që kanë humbur vendin e tyre të punës deri në punësimin e tyre të radhës”, theksoi ajo.

    Sociologu Kamberi tregon faktorët që po çojnë të rinjtë  në vetëvrasje

    Se faktorët socio-ekonomk, ndikojnë në vetëvrasjen tek të rinjtë e thotë edhe sociologu, Ferdi Kamberi.

    “Sa i përket shkaqeve, sociologët janë të mendimit se ndër shkaqet kryesore janë: periudha e tej zgjatur e tranzicionit, pastaj presioni shoqëror në një pjesë të rasteve. Po ashtu shkaqe të tjera, janë edhe mungesa e qendrave për trajtimit shpirtërorë, stresi post-traumatik, depresioni, tashmë edhe periudha e COVID 19, faktorët socio – ekonomik, gjendja e rëndë ekonomike, papunësia dhe varfëria e lartë”, tha Kamberi.

    Përveç këtyre faktorëve, Kaberi  e thekson edhe një faktor tjetër që ndikon në vetëvrasjen tek të rinjtë e që sipas tij janë edhe shumë faqe në internet në të cilat flitet për metodat e vetëvrasjeve.

    “Një faktorë tjetër që del të jetë serioz dhe që pothuajse ka qenë shumë pak i pranishëm në të kaluarën në shoqërinë kosovare, është edhe interneti ose informatat në disa faqe qofshin në gjuhë të huaja apo në gjuhën shqipe, ku flitet për metodat e vetëvrasjes, gjë që nënkupton një shtytje/stimulim të viktimës drejtë aktit të tillë. Faqet e tilla krijojnë disa norma sociale të devijuara të cilat shumë lehtë mund t’i shtyjnë viktimat drejtë akteve të tilla” , u shpreh ai për Front Online.

    Kamberi thotë se nëse vazhdon ky trend i vetëvrasjeve, Kosova mund të probleme dhe sfida të konsiderueshme.

    “Sociologët japin alarmin që nëse vazhdohet ky trend i rritjes së fenomenit të vetëvrasjes, atëherë shoqëria kosovare mund të përballet me probleme dhe sfida të konsiderueshme”, tha ai.

    E për të mos vazhduar ky trend, sociologu Kamberi, thotë se familja duhet të komunikoj më shumë më fëmijët e tyre dhe shteti te krijojë politika për parandalimin e këtyre dukurive./Front Online/

     

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.