Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në Gjilan.
Të njëjtit kanë sulmuar viktimën mashkull.
Në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Zija Shemsiu, Gjilan 17.06.2022 – 16:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Front Online