Me shpejtësinë më të madhe ambulanca e solli në emergjencën e QKUK-së. Por plagëve që mori në vendin e punës nuk u mbijetoi.
45 vjeçari nga komuna e Podujevës vdiq, pavarësisht 45 minutash përpjekje nga mjekët.
Këtë e konfirmoi mjeku kujdestar i Emergjencës, Agron Çitaku.
Çitaku, gjithashtu, bëri të ditur edhe gjendjen në të cilën u pranua viktima në emergjencë.
Vdekja e 45 vjeçarit nga komuna e Podujevës u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
Gjithashtu, nga Emergjenca i thanë televizionit se në vendin e punës është lënduar edhe një 21 vjeçar nga komuna e Mitrovicës. I njëjti është jashtë rrezikut për jetë dhe është duke i marrë trajtimet e nevojshme.