×
  • Sport
  • Sport

    Skandali në Volos: Amir Rrahmani zbulon se si trajneri i Greqisë e shau sonte

    FrontOnline
    12 Qershor 2022

    Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur sonte në Volos të Greqisë.

    Në “Panthessaliko Stadium”, “Dardanët” ishin sonte mysafirë të Greqisë, shkruan FrontOnline.

    Ndeshja e vlefshme për grupin 2 të Ligës C të Kombeve i takoi helenëve 2:0.

    Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani Amir Rrahmani analizoi humbjen në udhëtim ndaj Greqisë, duke pranuar se skuadra vuajti presingun e vendasve. Gjithashtu kapiteni i “Dardanëve” zbuloi edhe debatin me trajnerin e Greqisë, në rastin e ndërprerjes së ndeshjes.

    “Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, ku vuajtëm shumë dhe nuk arritëm të dalim dot në kundërsulm. Kemi humbur shumë topa në mesfushë dhe nga shansi për të dalë në kundërsulm, jemi kapur në vështirësi”, ka thënë Rrahmani në SSK Kosova.

    Alain Giresse reagon pas humbjes së Kosovës nga Greqia: Kjo ndeshje e kompplikon punën, sot u ndje mungesa e lojtarëve

    “Greqia bëri presion shumë lart dhe unë me Mirlindin ishim gjithmonë një kundër një. Nuk e kontrolluam topin shumë dhe ndoshta këtu ndikoi edhe presioni i madh që kishte ky takim”, tregoi ai.

    “U ankova te gjyqtarët pasi fishekzjarret ishin shumë të rrezikshme, por kur po flisja me ta, erdhi trajneri grek dhe më shau. Iu ktheva menjëherë, duke i thënë se je trajner dhe nuk të takon të flasësh me këtë gjuhë”, u shpreh mbrojtësi nga Prishtina.

    Ndryshe, Kosova e mbyll muajin qershor me dy fitore dhe dy humbje në Ligën e Kombeve./FrontOnline/

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Sport22 Qershor 2024
    Sot në Euro 2024 luhen tre ndeshje, një e grupit E dhe dy të grupit F. Nga ora 15:00 luhet ndeshja mes...
    Sport22 Qershor 2024
    Polonia është shteti i parë që është eliminuar zyrtarisht nga Euro 2024 që po mbahet në Gjermani. Polakët u mposhtën sot nga...
    Sport21 Qershor 2024
    Holanda dhe Franca e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat 0-0 edhe pse rastet nuk munguan. Tulipanët ishin të parët që...
    Të tjera
    Lajme22 Qershor 2024
    Ish-kandidati për kryetar të Podujevës, njëherësh kryetar i degës së LDK-së në këtë komunë, Ekrem Hyseni, ka thënë se punimet në këtë...
    Lajme22 Qershor 2024
    Dy institutet kombëtare të Shëndetit Publike, në Kosovë dhe Shqipëri kanë dalë me rekomandime pothuajse të njëjta ndaj qytetarëve për mbrojtje nga...
    Lajme22 Qershor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se partia në pushtet – Vetëvendosje nuk e...
    Lajme22 Qershor 2024
    Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj konsideron se rruga Podujevë-Prishtinë tregon imazhin e vërtetë të Qeverisë “Kurti”. Ai për “Front Online” thotë se...
    Lajme22 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të premten, më 21.06.2024 pasi i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie...
    Lajme22 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i Turqisë në pikën kufitare në Vërmicë, pasi i njëjti i ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.