Policia e Kosovës njofton se të martën në Prizren është arrestuar dyshuari D.G., 32 vjeçar, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar urdhëresë.
Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti është shoqëruar në stacionin policor ne Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 14 muajve burgim./FrontOnline