×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Drejtori i BKS-së Sami Mazreku pritet nga drejtori i Byrosë të Serbisë

    FrontOnline
    30 Maj 2022

    Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) z. Sami Mazreku është pritur në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Siguruesve të Serbisë Dushko Jovanoviç dhe Drejtori i Byrosë së Kartonit të Gjelbër të kësaj shoqate, Misho Jankoviç.

    Gjatë takimit Mazreku i njoftoi ata lidhur me aktivitetet e Byrosë Kosovare të Sigurimit në dy vitet e fundit, me fokus ndryshimet legjislative dhe zhvillimet teknologjike në industrinë e sigurimeve në Kosovë.

    Mazreku po ashtu njoftoi mbi impaktin që këto zhvillime kanë në avancimin e industrisë së sigurimeve në vend, me qëllim të sigurimit të qëndrueshmërisë financiare të këtij sektori dhe mbrojtjes së të drejtave të policë mbajtësve.

    Ndërkaq në anën tjetër Jovanoviç falënderoi Mazrekun për bashkëpunimin profesional të treguar, në saje të implementimit të Memorandumit të Mirëkuptimit të arritur mbi njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit për të dy vendet, me qëllim mundësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve nëpër territoret përkatëse.

    Ai u shpreh se marrëdhënia ndërmjet Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe Shoqatës së Siguruesve të Serbisë ka avancuar jashtëzakonisht mirë në kuadër të bashkëpunimit profesional dhe se është e rëndësisë së veçantë që në të ardhmen të dyja palët të shkëmbejnë çdo përvojë të përbashkët në drejtim të zhvillimit të tregut të sigurimeve në të dy vendet

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Ekonomi08 Maj 2024
    Në pikën e karburanteve “HIB Petrol” në Gjilan një litër naftë të hënën (pardje) shitej 1.16 €, përderisa në pikën e Prishtinës...
    Ekonomi07 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, ku tha se nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit...
    Ekonomi07 Maj 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht...
    Lajme07 Maj 2024
    Analisti politik, Ilir Deda, ka folur mbi raportin e “Reporterëve pa Kufij”, të cilët e renditën Kosovën 19 vende më poshtë në...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Vizita e liderit kinez Xi Jinping në Serbi, aleatin evropian, të martën përkon me një datë simbolike: 25 vjetorin e bombardimit të...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena, por duhet angazhim në mënyrë aktive ndaj...
    Lajme07 Maj 2024
    Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se gjatë qeverisjes VV-GUXO, imazhi i Kosovës është më...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, pos kritikave ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, kritikoi edhe opozitën, sidomos Memli Krasniqin pasi e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.