Policia ka arrestuar dy persona në Shtime, pasi që kishin sulmuar njëri tjetrin.
Sipas policisë, ata kishin mosmarrëveshje mes vete, ku njëri prej tyre është dërguar për ndihmë mjeksëore.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Gjyrkovc, Shtime, 27.05.2022 – 19:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pasi kishin mosmarrëveshje mes vete kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta njëri tjetrin. Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.