Një shtetas i Shqipërisë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Klinë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM I VDEKJES /Klinë 25.05.2022 – 10:00. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./FrontOnline