Policia e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës ka arrestuar një person të dyshuar për tentim vrasje.
“I dyshuari ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 19.04.2022, në rrugën “Bajram Bahtiri “,në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Pas përfundimit të procedutave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes./FrontOnline/