×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush janë ministrat dhe deputetët e pushtetit që tërhoqën mijëra euro nga Trusti, e sot po e kundërshtojnë?

    FrontOnline
    22 Maj 2022

    Tërheqja e 30 për qind të mjeteve nga Trusti Pensional, që po kundërshtohet nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës “Guxo”, do të përcillet edhe me protesta nga qytetarët. Protesta është thirrur për të enjten në ora 12:00.

    Projektligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale do të shqyrtohet javën e ardhshme, me 25 maj në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.

    Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejtë ta sjellë në Kuvend këtë projektligj për shqyrtim, meqë është nevojë emergjente për shumë qytetarë tërheqja e këtyre parave.

    Një ditë pas shqyrtimit të këtij projektligji, qytetarët do të protestojnë në sheshin e Prishtinës, për të kërkuar nga deputetët votimin e Projektligjit për tërheqje 30 për qind të mjeteve nga Trustit.

    “Pra të enjten protestojmë në mënyrë paqësore para Kuvendit të Kosovës, dhe ju bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit të votojnë Projektligjin për tërheqje 30 % të Trustit!”, shkruhet në grupin “Pro Tërheqjes 30% të Trust-it”.

    Grupi në fjalë ka 26 mijë anëtarë të regjistruar në faqen në Facebook të cilët janë ftuar për të marrë pjesë në protestë.

    Megjithëse tani po e kundërshtojnë tërheqjen e këtyre mjeteve, shtatë deputetët të LVV-së dhe Listës “Guxo” i kishin tërhequr 10 për qind të parave nga Trusti në viti 2020.

    Liburn Aliu, Albulena Haxhiu, Faton Peci, Visar Korenica, Jeta Statovci, Adnan Rrustemi e Arijeta Rexhepi kishin tërhequr 10 për qind të mjeteve nga Trusti.

    Bazuar në deklarimet e pasurisë më 2021, disa ministra e deputetë të pushtetit aktual kanë tërhequr rreth 11 mijë euro më 2020.

    Zyrtarët e LVV-së dhe Listës “Guxo” dhe shuma që ata kanë tërhequr nga Trusti:

    Ministrja Albulena Haxhiu ka tërhequr nga Trusti, 2 mijë e 390 euro.

    Ministri Liburn Aliu, 2 mijë e 658 euro

    Ministri Faton Peci, 918 euro.

    Deputeti Adnan Rrustemi, 2 mijë e 84 euro

    Deputetja Arijeta Rexhepi, 1 mijë e 200 euro

    Visar Korenica, 1 mijë e 762 euro.

    Ndërsa, deputetja Jeta Statovci ka tërhequr 480 euro

    Mjete nga Trusti gjatë viti 2020 kanë tërhequr edhe deputetë të partive opozitare.

    Kujtojmë që në korrik të vitit 2020, është miratuar projektligji për tërheqjen e 10 përqindshit nga Trusit Pensional.E.O

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se opozita e vendit po mundohet që Qeverinë Kurti ta paraqesë si ekzekutiv i...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministria e Drejtësisë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për juristët e rijnë lidhur me mbarëvajtjen e provimit të jurisprudencës. MD-ja ka...
    Lajme02 Maj 2024
    Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konflikteve dhe politikën e jashtme amerikane, ka folur për anëtarësim...
    Të tjera
    Sport02 Maj 2024
    Dy yjet e Përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani dhe Arijanet Muric kanë përfunduar në formacionin më të mirë të muajit në top...
    Vip02 Maj 2024
    Kiara dhe Luizi u bënë prindër për herë të parë më 30.04.2024, datë që për ta do të mbetet më e rëndësishmja...
    Lajme02 Maj 2024
    Reperi kosovar, Arijan Sijarina, i shpallur në kërkim, nën dyshimin se është përfshirë në incidentin që i parapriu vrasjes së rëndë në...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Bodrisht të Dropullit, ku çifti i bashkëshortëve Kosta Ilia, 84-vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88-vjeçe, u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka caktuar një debat për Bosnjë e Hercegovinën për 15 maj. Nuk është bërë...
    Lajme02 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku raportohet se, një 57-vjeçar, dyshohet se, duke qenë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.