×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK për faturat e shtrenjta: Urgjentisht të kthehen paratë e marra kundërligjshëm nga qytetarët

    FrontOnline
    20 Maj 2022

    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar rreth vendimit të Gjykatës së Apelit, ku pezullohet vendimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

    Përmes një reagimi të bërë në faqen zyrtare të partisë në Facebook, thuhet se LDK kërkon që në mënyrë urgjente të kthehen mjetet e marra nga qytetarët, siç thuhet në njoftim, në mënyrë të kundërligjshme nga pushteti dhe ZRRE.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës edhe një herë kërkon që në mënyrë urgjente të kthehen mjetet e marra nga qytetarët në mënyrë të kundërligjshme nga pushteti dhe ZRRE. Vendimi i Gjykatës së Apelit, e cila refuzoi ankesën e ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë eklektike, vërtetoi edhe një herë se rritja e tarifave të energjisë ka qenë e padrejtë dhe e jashtëligjshme”, thuhet në postim.

    Tutje shtohet se, përveç mjeteve LDK kërkon që të kthehen edhe tarifat e vjetra të energjisë elektrike.

    “Në kohën kur nga paaftësia qeverisëse, inflacioni në vend ka arritur nivelin rekord prej 11.2%, kthimi i këtyre mjeteve sa më shpejt që është e mundur është domosdoshmëri për qytetarët. Po ashtu në mënyrë urgjente kërkojmë që të kthehen tarifat e vjetra të energjisë elektrike, pasiqë edhe pse kanë kaluar dy ditë nga vendimi i Gjykatës së Apelit, energjia elektrike vazhdon të llogaritet me tarifa të cilat i ka rrëzuar gjykata”, thuhet tutje në reagimin e LDK-së.

    Më tej, tregohet se LDK-ja në vazhdimësi ka ofruar alternativa për menaxhimin e krizës në kohë.

    “LDK, përveçse i ka bërë thirrje Qeverisë se rritja e tarifave të energjisë elektrike është vendim i padrejtë dhe i paligjshëm, në vazhdimësi ka ofruar edhe alternativa për menaxhimin e krizës në kohë dhe bazuar në veprime adekuate”, përfundohet në reagimin e LDK-së./FrontOnline

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në...
    Lajme08 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe...
    Lajme08 Maj 2024
    James O’Brien njofton për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Nga nesër veç më mund të shpallim koalicionin e ndryshimit mes VMRO-së dhe VLEN, këtë e tha në sheshin e Tetovës Bilall...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Janë numëruar më shumë se 76% e votave në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Është duke prirë kandidatja e VMRO Gordana...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    KSHZ ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 62 për qind e votave të numëruara...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kandidati për president Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në për fitoren...
    Sport08 Maj 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Minuchut. Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat 0-0,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.