×
  • Lajme
  • Lajme

    Juristët: Dënimet për Gucatin e Haradinajn të rënda, maksimumi i dënimeve për veprën që akuzohen

    FrontOnline
    19 Maj 2022

    Gjykata Speciale me seli në Hagë shpalli fajtorë të mërkurën Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn me nga katër vjet e gjysmë burgim duke përfshirë kohën e qëndrimit të tyre në paraburgim si dhe me nga një shumë parash prej 100 eurosh.

    Gucati e Haradinaj, ndaj të cilëve u shqiptua për herë të parë një vendim që nga funksionimi i Gjykatës Speciale, u dënuan të mërkurën për publikimin e dokumenteve të Gjykatës Speciale të cilat ishin sjellë nga persona të panjohur në zyrat e OVL-së së UÇK-së në Prishtinë në vitin 2020.

    Ky dënim për ish-krerët e UÇK-së, nga njohësit e kësaj fushë është vlerësuar si dënim shumë i rëndë nga Gjykata Speciale.

    Çka e dallon Tribunalin e Hagës me Gjykatën Speciale?

    Por, dënime kaq të rënda,  profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu po thotë se nuk i ka pritur nga Specialja.

    Salihu tha për Front Online se dhomat e specializuara në rastin e Gucatit dhe Haradinajn kanë shkuar në maksimumin e dënimeve.

     “Dënimet janë të njëjta edhe me burgim të përjetshëm dhe me vdekje parasheh edhe kjo Gjykata Speciale edhe Gjykata e Hagës, unë nuk kam pritur që ka me pasur dënime kaq të rënda shumë të rënda janë dënimet e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj janë shkuar në maksimumin e dënimeve ka qenë e paraparë deri në 5 vite për këtë vepër penale këta kanë shkuar deri 4 vite e gjysmë unë shpresojë që apeli do t’ia zbresë dënimet një absurdë që është që nuk merret në përgjegjësi ai person i cili i ka nxjerr ato dosje prej gjykatës ai është krimi më i rëndë që ka mundur me u kryer në lidhje me zbulimin e të dhënave konfidenciale”, u shpreh Salihu.

    Sipas Salihut, kompetencat dhe juridiksioni i Gjykatës Speciale, në krahasim me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë është i njëjtë.

    I vetmi që i dallon ato është se Gjyakata Speciale u themelua nga Kuvendi i Kosovës.

    “Të vetmin element të dallimit të gjykatave është se kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës me ligjin e vendin tonë ky është i vetmi element që dallojnë, ndërsa kompetencat, juridiksionin është i njëjtë sikurse i asaj gjykatës së mëhershme të Hagës.Të gjithë hetuesit që kanë bashkëpunuar edhe me policinë tonë dhe të Serbisë, Shqipërisë. Prokurorët janë të gjithë ndërkombëtarë prej fillimit të punës së kësaj gjykate. Kjo gjykatë do të gjykojë sipas ligjit të aprovuar dhe ligjeve penale që kanë qenë dhe që janë në fuqi në Kosovë”, potencoi Salihu.

    Miftaraj: Dënimi për Gucatin dhe Haradinajn nuk është përfundimtar

    Për dënimin që morën të mërkurën ish krerët e UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinjan drejtori ekzekutiv në organizatën Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj, ka thënë se ky aktgjykim nuk është përfundimtar.

    Miftaraj potencoi se në rast se palët nuk janë të kënaqur me vendimin mund t’i drejtohen Dhomës Kushtetuese.

    “Procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj nuk lidhet me akuza për krime lufte, por për vepra penale që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë. Aktgjykimi dënues i shpallur ndaj tyre nuk është përfundimtar, ky aktgjykim është i shkallës së parë dhe mund të atakohet nga mbrojtja brenda afatit të përcaktuar ligjor. Nëse palët janë të pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit, ata kanë në dispozicion mjetet e jashtëzakonshme juridike, të cilat i parashtrojnë në Gjykatën Supreme. Po ashtu, mund t’i drejtohen dhe Dhomës Kushtetuese në rast se pretendojnë se të njëjtëve iu kanë shkelur të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe instrumente të ndryshme ndërkombëtare”, përfundoi Miftaraj.

    Miftaraj ka numëruar disa nga dallimet që i kanë Gjykata e Hagës dhe Gjykatës Speciale.

    Miftaraj për Front Online ka thënë se njëri nga dallimet është se njëra gjykatë është formuar nga Kombet e Bashkuara e tjetra është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

    “Dallimi mes Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë , i njohur si ish-Tribunali i Hagës dhe Dhomave të Specializuara të Kosovës konsiston në faktin se është formuar nga Kombet e Bashkuara dhe ka pasur kompetencë që të hetoj e gjykoj raste të krimeve të luftës në territorin e ish- Jugosllavisë. Ndërkaq ,Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuara janë miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe kanë kompetencë hetimin e gjykimin e krimeve që supozohet se filluan të kryhen ose u kryen në Kosovë. Dallime mes këtyre dy gjykatave ka edhe sa i përket periudhave kohore të ndërmarrjes së veprimeve”, tha Miftaraj.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Në anën tjetër, kreu i Shoqatës së naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani, ka thënë se industria e derivateve karakterizohet nga tregu i lirë. “Ky...
    Lajme08 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2074 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë...
    Lajme08 Maj 2024
    Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi paraqitet për intervistim në Prokurorinë Speciale, raporton Front Online. Intervistimi i Durmishit ka...
    Të tjera
    Kronika08 Maj 2024
    Në fshatin Kishnicë të Graçanicës është raportuar për dhunë në familje. Lidhur me këtë, ankuesi mashkull ka raportuar në polici se ka...
    Lajme08 Maj 2024
    Një operacion i koordinuar nga Policia e Kosovës ka rezultuar në bastisjen dhe shkatërrimin e një laboratori tjetër të drogës në Leposaviq....
    Kronika08 Maj 2024
    Janë arrestuar dje katër të mitur në Lipjan pasi të njëjtin i kanë sulmuar dy bashkëmoshatarë të tyre. Të dyshuarit pas intervistimit...
    Lajme08 Maj 2024
    Një person në Prishtinë e ka sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës. Sipas policisë gjatë kohës sa ai ishte duke...
    Lajme08 Maj 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ai i BE-së, EULEX dhe Policia e Kosovës zhvilluan dje stërvitje të përbashkët. KFOR-i thotë sot...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Votimi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare filloi në orën 07:00. Nga KSHZ-ja bëjnë të ditur se deri më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.