×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralizimi i dialogut/Analistët: I konvenon më shumë Serbisë sesa Kosovës

    FrontOnline
    20 Maj 2022

    Pos dy herë kryeministri kosovar, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, u mblodhën bashkë me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak.

    Takimi i parë mes tyre u zhvillua më 15 qershor e ai i dytë më 19 korrik të vitit të kaluar.

    Ngërçi që ka kapluar procesin e dialogut, analistët kosovarë thonë se i konvenon më shumë Serbisë dhe jo vetëm.

    “Status quoja më së shumti i konvenon Serbisë dhe Rusisë, është koha e fundit që Kosova të rinisë dialogun Kosovë-Serbi, pasi që edhe momentumi politik pas luftës Ukrainë-Rusi, është në favorin e Kosovës”, theksoi njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Arbnor Sadiku për “Front Online”.

    Në anën tjetër, sipas politologut Fidan Ukaj janë dy shtete që mund t`i shtyejnë përpara bisedimet.

    “Procesin dialogues përpara mund ta nisin shtetet e fuqishme si ShBA dhe Gjermania dhe iniciativa e tillë veç se ka fillu me i dhanë një shtytje të re dialogut nga takimi në Gjermani mes Kancelarit gjerman, Kurtit dhe Vuçiqit”, u shpreh Ukaj për “Front Online”.

    Ky thekson se paralizimi i dialogut nuk i shkon përshtati asnjërës palë, as Serbisë e as Kosovës.

    “Ngecja në dialog nuk i konvenon Kosovës, por as Serbisë pasi që rrugëtimi drejt Evropës është i lidhur pashmangshëm me procesin e dialogut”, u shpreh tutje Ukaj për “Front Online”.

    Para disa ditësh Ministrja e Integrimeve, Mimoza Ahmetaj, në një intervistë dhënë “Front Online”-it, kishte kritikuar Qeverinë kosovare, e cila procesin e dialogut me Serbinë, e konsideron si prioritet të 7 ose 8.

    “Do të duhej të ishte Kosova ajo që insiston në vazhdimin e dialogut, sepse çdo moment i humbur është mundësi e humbur për neve. Ikja nga dialogu nuk e shpëton as qeverinë dhe as Kosovën, përkundrazi po i faturohet dhe do t’i faturohet edhe qeverisë e edhe qytetarëve të Kosovës që po e paguajnë çmimin e lartë. Vizita e fundit e zyrtares së lartë amerikane dhe thirrja drejtuar politikës në Kosovë që duhet vazhduar dialogu është treguesi më i mirë i qasjes sharllatane të politikës kosovare ndaj dialogut dhe Brukselit”.

    Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së, ka nisur më 2011./FrontOnline

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në...
    Lajme08 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe...
    Lajme08 Maj 2024
    James O’Brien njofton për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Nga nesër veç më mund të shpallim koalicionin e ndryshimit mes VMRO-së dhe VLEN, këtë e tha në sheshin e Tetovës Bilall...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Janë numëruar më shumë se 76% e votave në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Është duke prirë kandidatja e VMRO Gordana...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    KSHZ ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 62 për qind e votave të numëruara...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kandidati për president Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në për fitoren...
    Sport08 Maj 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Minuchut. Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat 0-0,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.