×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Putin: Disa shtete të BE-së e kanë të pamundur të heqin dorë nga nafta ruse

    FrontOnline
    17 Maj 2022

    Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se është e pamundur për disa shtete evropiane që të heqin dorë shpejt nga nafta ruse, ashtu siç po propozon Bashkimi Evropian.

    Shtetet anëtare të BE-së po negociojnë mbi propozimin për vendosjen e embargos ndaj naftës së Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë, por gjatë kësaj jave bisedimet dështuan për shkak të vetos së Hungarisë, shtet që është shumë i varur nga importet e naftës ruse.

    “Qartazi, disa shtete të BE-së, në të cilat balanca energjetike është e ndarë me hidrokarburet ruse është veçanërisht e lartë, nuk do të jenë në gjendje të heqin dorë për një kohë të gjatë nga nafta jonë”, tha Putin.

    Duke folur në një mbledhje me menaxherët vendorë të naftës dhe zyrtarët qeveritarë, Putin tha po ashtu më 17 maj se sanksionet perëndimore dhe mundësia e vendosjes së embargos ndaj naftës, kanë rezultuar me ngritjen e çmimeve globale të naftës.

    Ai tha se me heqjen dorë nga furnizimet e energjisë ruse, Evropa rrezikon të paguajë çmime më të shtrenjta për energjinë në terma afatgjatë, ndërkaq konkurrenca në këtë industri do të minohej.

    Presidenti rus po ashtu tha se sanksionet perëndimore kanë nxitur rritje të inflacionit në mbarë Evropën.

    Rusia po përballet me ulje të prodhimit të naftës, që kanë arritur nivelet më të ulëta që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Në uljen e prodhimit kanë ndikuar sanksionet e Perëndimit të cilat po komplikojnë shitjen e naftës ruse në botë.

    “Ka ndryshime tektonike në tregun e naftës dhe bërja e biznesit sikurse më parë duket e pamundur”, tha Putin, duke shtuar se ishte shumë e rëndësishme që të krijohej një zinxhir që do të dërgonte produkti nga prodhuesi deri te blerësi.

    Komisioni Evropian ka propozuar vendosjen e embargos ndaj naftës ruse dhe produkteve të rafinuara. Por, që një vendim i tillë të miratohet, kërkohet miratimi i të 27 shteteve të bllokut. Hungaria është shteti më i zëshëm kundër një embargoje të tillë./REL

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha të shtunën se blloku pret të ketë zgjedhje demokratike dhe të rregullta në...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ilir Meta është sërish president, kësaj here jo në krye të shtetit, por të Partisë së Lirisë. Në Konventën e zhvilluar këtë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Ukrainën si një mburojë kundër synimeve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha të shtunën ministri...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën e Dialogut të Sigurisë në Budapest të Hungarisë. Aty ai...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth çështjes së dinarit serb, duke thënë se ndalimi i saj nuk është hall i...
    Vip27 Prill 2024
    Këngëtarja shumë simpatike, Era Istrefi, është shumë aktive në rrjetet e saj sociale. Para ca ditësh, Era solli edhe një këngë tjetër...
    Lajme27 Prill 2024
    Të shtunën në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, më saktë në Bërnjak është arrestuar një person me inicialet J.S....
    Lajme27 Prill 2024
    OVL-UÇK, dega në Gjakovë i ka reaguar asambleistes së komunës së Gjakovës nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Shalës rreth disa deklaratave të...
    Vip27 Prill 2024
    Këngëtarja shqiptare e famshme në botë, Rita Ora, nuk heziton të ndajë me fansat e saj momente nga jeta e saj, veçanërisht...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.