×
  • Sport
  • Sport

    Valon Zymberi nuk e mori parasysh, dënimin e FFK-së, kjo e fundit kërkon shpjegime nga Drita

    FrontOnline
    17 Maj 2022

    Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marrë disa vendimet për zyrtarët e klubeve që nuk iu përmbaheshin rregullave të këtij institucioni.

    Kështu Disiplinori ka kërkuar deklaratë shtesë nga FC Drita pasi ka lejuar Drejtorin Sportiv të saj Valon Zymberi të deklarohet në konferencë për shtyp edhe pse ishte i dënuar, shkruan FrontOnline.

    Zymberi ishte pezulluar për 6 muaj nga të gjitha aktivitetet e kësaj skuadre, por ai në fundjavë doli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Prishtinën. Për këtë arsye Disiplinori ka kërkuar deklaratë nga drejtuesit e klubit.

    Më poshtë gjeni vendimet komplet të Komisionit Disiplinor të FFK-së:

    Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 17.05.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 35të BKT Superligës, si dhe xhiros së 27-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive :

    Hapje e Procedurës:

    Përfaqësuesi zyrtar i FC ”Malisheva” , Kastriot Kafexholli nr ID.0067510M83. Në min 72’ pas vendimit nga asistenti i parë për pozitë jashtë loje reagon në mënyrë të vrazhdë në drejtim të tij duke e ofenduar dhe duke bërë sjellje të pahijeshme. Sipas  raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes   Gjilani – Malisheva. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i FC ”Malisheva” , Kastriot Kafexholli. Afati 20.05.2022 ora 13:00.

    FC ”Drita”. Lejoi prononcimin për media të drejtorit sportiv Valon Zymberi edhe pse ai ishte nën masën e suspendimit para ndeshjes kampionale të xhiros së 35-të, Prishtina  – Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga FC “Drita“. Afati 20.05.2022 ora 13:00.

    Drejtori sportiv të FC ” Drita ” Valon Zymberi. Edhe pse ishte nën masën e suspendimit  si përfaqësues zyrtar i FC ”Drita” prononcohet për media një ditë para ndeshjes kampionale të xhiros së 35-të, Prishtina –  Drita . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë  nga Valon Zymberi. Afati 20.05.2022 ora 13:00.

    Lojtari i FC ”Arbëria” D , Amir Baftiu  me nr fanelle 8 dhe nr ID 005596M98. Ofendon rëndë lojtarin kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas  raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Arbëria-Vitia. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i FC “Arbëria“ D , Amir Baftiu .Afati 20.05.2022 ora 13:00.

    Lojtari i KF ”Vita”, Ylli Fazliu  me nr fanelle 11 dhe nr ID 009819M97. Ofendon rëndë lojtarin kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas  raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Arbëria-Vitia. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë  nga lojtari i KF “ Vitia” , Ylli Fazliu. Afati 20.05.2022 ora 13:00.

    Lojtari i FC ” Vllaznia” P, Ardijan Mustafa me nr fanelle  6 dhe nr ID. 002758M89. Fyerje ndaj gjyqtarit kryesor për çka ndëshkohet  me karton të kuq direkt. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Vllaznia P- Ferizaj. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari  FC “ Vllaznia“ P., Ardijan Mustafa. Afati 20.05.2022 ora 13:00.

    Lojtari i FC ” Trepça 89” Leart Avdiu me nr fanelle 21 dhe nr ID 000688M02. Ndërhyrje e ashpër ndaj lojtarit kundërshtare për çka ndëshkohet direkt me karton te kuq. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes  Drenasi – Trepça’89. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë  nga FC “Trepça ‘89“, Leart Avdiu. Afati 20.05.2022 ora 13:00./FrontOnline/

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Sport06 Maj 2024
    Teksa bota e teknologjisë vazhdon të përparojë me shpejtësi, konzolat e lojërave mbeten një nga burimet më të mëdha të argëtimit për...
    Sport06 Maj 2024
    Jose Mourinho pritet t’i shokoj të gjithë me vendimin rreth të ardhmes së tij. Duket se Mourinho ka vendosur që karrierën e...
    Sport06 Maj 2024
    Kur kanë mbetur edhe pak javë drejt përfundimit të edicionit në Bundesliga, skuadra e Bayern Munich ka prezantuar fanellat e reja. Këto...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një zëdhënës i lartë i Hamasit ka thënë se thirrja e Izraelit për civilët që të evakuohen nga qyteti jugor o gazës,...
    Vip06 Maj 2024
    Ish-finalisti i Big Brother VIP 2, Krist Dragot, i ftuar në Fun Club e quajti Heidin narcite dhe deklaroi se nuk besonte...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar Fehmi Aganin në 25 vjetorin e vrasjes. Abdixhiku tha se Agani ishte “i urti i...
    Lajme06 Maj 2024
    Ish-kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Rashit Qalaj, i është përgjigjur deputetit të VV-së, Halil Thaçit lidhur me mbarëvajtjen e këtij komisioni. Qalaj...
    Sport06 Maj 2024
    Kur kanë mbetur edhe pak javë drejt përfundimit të edicionit në Bundesliga, skuadra e Bayern Munich ka prezantuar fanellat e reja. Këto...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.