×
  • Sport
  • Sport

    Pas largimit nga Gjilani, Ismet Munishi në bisedime me klubin e madh shqiptar

    FrontOnline
    17 Maj 2022

    Ditë më parë në media u përhap lajmi se ndër kandidatët e mundshëm për trajner të ri të Shkëndijës së Tetovës për sezonin e ri garues do të jetë Ismet Munishi, ish-trajneri i SC Gjilani. Open-TV ka kontaktuar me trajnerin e mirënjohur të Kosovës për të mësuar, nëse ka pasur ndonjë kontakt mes tij dhe drejtuesve të Shkëndijës.

    “Po kemi pasur dhe kemi kontakte në vazhdimësi.

    Gjithmonë kemi pas kontakte kur unë kam qenë i angazhuar, e tash jam i hapur për negociata. Disa herë në telefon kemi kontaktuar me Besnik Ibrahimin dhe Artim Shaqirin.

    Për mua do të ishte nder i madh dhe privilegj. Klub i madh me tifozeri fantastike siç janë ‘Ballistët’. Nuk e fshehi se kam oferta edhe nga disa klube të tjera të Kosovës”, tha Munishi.

    Shkëndija nuk arriti ta mbrojë titullin kampion, duke e përfunduar sezonin në vendin e tretë me 61 pikë, pas kampionit FC Shkupi dhe A. Pandev.

    Në tetovë nuk kanë qenë të kënaqur me lojërat dhe rezultatet e klubit të tyre dhe për këtë arsye u shkarkua Bruno Akrapoviq, ndërsa në pankinë ishte ulu drejtori sportiv Artim Shaqiri, i cili e mbylli sezonin. Megjithate, Shaqiri do të kthehet në pozitën e drejtorit, ndërsa Shkëndija do të vendos nëse Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri për sezonin e ri.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Sport05 Maj 2024
    24 vjet të jetës së saj ia kushtoi futbollit. Sanije Krasniqi, tani edhe zyrtarisht është bërë pjesë e shtëpisë më të madhe...
    Sport05 Maj 2024
    Sot do të luhet ndeshjes e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll. Janë paraparë të zhvillohen pesë ndeshje tejet...
    Sport05 Maj 2024
    Bayern Munich thuhet se është i prirur të emërojë Erik ten Hag si trajnerin e tyre të ri këtë verë. Ten Hag...
    Të tjera
    Sport05 Maj 2024
    Sot do të luhet ndeshjes e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll. Janë paraparë të zhvillohen pesë ndeshje tejet...
    Vip05 Maj 2024
    Disa nga banorët e BBVK, po vazhdojnë akoma shoqërinë e tyre. Njëra ndër ta që ka raportet të mira thuajse me të...
    Lajme05 Maj 2024
    Eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus thotë se kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës me krijimin e Asociacionit, do...
    Lajme05 Maj 2024
    Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lart personalitetin e Ali Ahmetit, duke thënë se “të ndërtosh histori, ka dallim të madh...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ceremonia zyrtare e homazheve në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” po mbahet sot në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut në Shqipëri. Kryeministri...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka uruar besimtarët që festojnë Pashkët sipas kalendarit Julian. “Happy Easter, Chag Pesach Sameach, Gëzuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.