×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Për 4 muaj, mbi 900 raste të vjedhjeve, ekspertët tregojnë shkaqet

    FrontOnline
    15 Maj 2022

    Në raportin 24 orësh të Policisë nuk ka ditë që nuk raportohet për raste të vjedhjeve në vend.

    E, krahas krimeve të rënda edhe vjedhjet vazhdojnë të mbesin fenomen shqetësues për qytetarët e Kosovës.

    Vjedhje të shpeshta po ndodhin në shtëpi private, institucione financiare, vetura e dyqane, shkruan FrontOnline.

    Numër jo i vogël i vjedhjeve ka ndodhur edhe në katër muajt e parë të këtij viti.

    Policia e Kosovës në një përgjigje për FrontOnline kanë deklaruar se numri i vjedhjeve në vend kalon shifrën e mbi 900 rasteve.

    “Për periudhën janar-prill të këtij viti janë kryer 948 raste të vjedhjeve”, thuhet në përgjigjen e Policisë për FrontOnline.

    Por, të njëjtit edhe pse janë pyetur se në cilat rajone është shfaqur më së shumti ky fenomen nuk kanë dhënë përgjigje.

    Islami: Gjendja e vështirë ekonomike dhe papunësia shkaktarët kryesorë të vjedhjeve në Kosovë

    Por, cilët janë shkaktarët që po i shtyjnë plaçkitësit të kryjenë këto vepra.

    Njohësi i sigurisë, Avni Islami për FrontOnline ka thënë se janë dy çështje kryesore që po i  shtyjnë të rinjtë të kryejnë vjedhje.

    “Gjendja e rënduar ekonomike –sociale dhe papunësia e skajshme në vend ka bërë që njerëzit të devijojnë, pra të mos shohin perspektivë dhe si rezultat i saj të rinjtë janë duke u marrë qoftë më drogë, qoftë me prostitucion e në fund edhe me vjedhje e plaçkitje”, është shprehur Islami për FrontOnline.

     Eksperti i sigurisë: Në rrugë e rrugica duhet të vendosen kamera për të parandaluar vjedhjet

    Kurse, sa i përket sigurisë së qytetarëve në këtë aspekt Islami ka deklaruar se ajo që do të ndihmonte më së shumti në këto raste është vendosja e kamerave të sigurisë jo vetëm në rrugët kryesore por edhe në rrugica.

    “Sa i përket sigurisë së qytetarëve institucionet e sigurisë çdo herë ka vend që të bëhet më mirë, mirëpo duhet që të punohet edhe më tepër në mbulimin e sipërfaqeve me kamera të sigurisë dhe kësisoj qendra komanduese e Policisë t’i ketë në menaxhim rrugët kryesore, madje kamera të vendosen edhe nëpër rrugica. Vet mbulimi i sipërfaqeve me kamera të sigurisë është një indikacion i mirë që edhe vet kryesit e këtyre veprave penale nuk do të ndihen të sigurte”, ka thënë ai.

    Ndërsa, ka kërkuar nga Policia që të jenë më të shpejtë për të arritur në vendin e ngjarjes.

    Por, thotë se për këtë fajin nuk e kanë këta të fundit, por logjistika duhet të jetë më e mirë.

    “Pra edhe një fakt duhet të theksohet se në raste të ndryshme të vjedhjeve ka mungesë të kohës, pra Policia vonohet në arritjen e vendit të ngjarjes, në këtë rast duhet logjistika që të jetë më e kompletuar sepse sa i përket Policisë, Policia është një ndër policitë më profesionale por u duhet logjistikë në mënyrë që ata të arrijnë në vendin e ngjarjes”, është shprehur ndër të tjera, Islami.

    Sipas Kodit Penal të Republikës se Kosovës, vjedhje klasifikohet vepra kur një personi tjetër i merret pasuria, e cila vlerësohet në shumën prej pesëdhjetë eurosh e më shumë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër.

    Personat që kryejnë vjedhje apo grabitje me përdorim të forcës apo kanosje serioze për personin tjetër, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, dënohen me burgim nga tre deri në 12 vjet./FrontOnline

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të nis një udhëtim në Evropë, ku do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë. Për vizitën...
    Lajme01 Maj 2024
    Pakënaqësi të shumta ka edhe tek Infermierët. Edhe rastet e diskriminimit të punëtorëve Oda e Infermierëve i ka përcjellë me shqetësim. Kryetarja...
    Lajme01 Maj 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), do të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës i cili në pjesën më të madhe do...
    Të tjera
    Vip01 Maj 2024
    Rap-artisti i njohur nga Shqipëria, Noizy, ka paralajmëruar koncertin e tretë me radhë “Alpha Show”. Ai tashmë ka mbajtur dy evente të...
    Vip01 Maj 2024
    Ish-konkurrenti finalist i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Blerando ka publikuar projektin e tij të ri muzikor. “Rrakata”, titullohet...
    Sport01 Maj 2024
    Sonte me fillim nga ora 21:00 do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Champions League. Loja do të luhet në “Signal...
    Lajme01 Maj 2024
    Edhe, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat ka shprehur pakënaqësitë me të drejtat e punëtorëve në Kosovë. Jusuf Azemi ka deklaruar se...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar urdhëresë që me rastin e 1 majit, të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në...
    Lajme01 Maj 2024
    Intervale me diell e vranësira të mërkurën. Pasdite vonë mundësi për riga lokale shiu. Mot i ndryshueshëm parashihet ditën e mërkurë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.