×
  • Kronika
  • Kronika

    Babai denoncon të birin në Polici: Është abuzues i narkotikëve, më kërcënoi me thikë

    FrontOnline
    09 Maj 2022

    Numri i të rinjve në Kosovë që abuzojnë me substanca narkotike, çdo ditë e më shumë është në rritje. Si pasojë, prindërve kosovarë po u dalin telashe me fëmijët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë, ku një burrë ka denoncuar djalin e tij në Polici.

    Burimet Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se 25-vjeçari i dyshuar, ka kërcënuar me thikë babain e tij.

    Sipas burimeve, babai ka deklaruar se i biri i tij është abuzues i substancave narkotike, për çka edhe ka qenë në trajtim të detyrueshëm psikiatrik, por i njëjti është liruar.

    Viktima ka thënë se 25-vjeçari vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

    Sinjali mëson se i dyshuari nuk ka qenë në gjendje të deklarohet për shkak të gjendjes së tij mendore dhe i njëjti është dërguar në Klinikën Psikiatrike.

    Me rekomandim të prokurorit kujdestar, rasti iniciohet ‘Dhunë në familje’ dhe procedohet në procedurë të rregullt.

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Kronika08 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Gajkovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh kundër të pandehurit me inicialet E.Ll. Sipas prokurorisë,...
    Kronika08 Tetor 2024
    Sot në Gjykatën Themelore në Prizren është mbajtur seanca ndaj 13 të akuzuarve për kontrabandimin e 80 mijë kilogramëve duhan. Kjo seancë...
    Kronika08 Tetor 2024
    Një qytetar nga Shtimja ka gjetur një shumë të caktuar parash, të cilën e ka dorëzuar në polici. Policia përmes një komunikate...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë dhënë detaje nga aksioni i përbashkët në Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Sipas...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ka filluar qarkullimi i mallrave serbe në tregun e Kosovës, një ditë pasi që Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndryshimin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Trim Syla, i cili njihet për aksionet e tij simbolike këtë herë është rikthyer me një parull pasi në Kosovë hyri kamioni...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se një shtetas malazez ishte arrestuar në dalje të Shqipërisë. Në njoftimin e lëshuar thuhet...
    Lajme08 Tetor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë mbajtur gjatë ditës së sotme konferencën përgatitore për gjykimin në çështjen Januzi dhe të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.