Një person është gjetur i vdekur në veturën e tij në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Kurse, rastin vazhdon të hetohet.
“Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 06.05.2022 – 17:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur në veturë, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurori të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./FrontOnline