Tre persona janë lënduar në rrugën “2 Korriku”, në Viti si pasojë e një aksidenti në trafik.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve.
Personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa më vonë janë liruar për në shtëpi.
“Rr. 2 Korriku, Viti 06.05.2022 – 12:00. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e Policisë./FrontOnline