×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Kontrabanda/ Policia kufitare kap mbi 600 kg duhan të papërpunuar

    FrontOnline
    06 Maj 2022

    Policia kufitare e Kosovës ka arritur të ndalojë mbi 600 kilogramë duhan të papërpunuar.

    Të njëjta ishin tentuar të futen në Kosovë nga Maqedonia e Veriut.

    Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se duke u bazuar në informacione inteligjente, ngarkesa së bashku me kafshët-kuajt, kishin pasur destinacion shtëpinë e  personit të dyshuar Z.N., në fshatin Lubishtë, Komuna e Vitisë,  me qëllim të ri- ngarkesës në një automjet me targa vendore.

    Ndërsa, pas konsultimeve me prokurorin kompetentë, është bastisur edhe shtëpia e pabanuar, me ç ‘rast në një nga hapësirat e saj, janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme e mallit të njëjtë – duhan i papërpunuar.  Në total janë gjetur 34 thasë duhan ‘refuz  ‘të papërpunuar mbi 500 (pesëqind) kilogramë dhe 94 (nëntëdhjetë e katër)  paketime duhan (rreth 1 kg.) e që bën  rreth 94 kg. në total.

    Komunikata e plotë:

    Policia Kufitare parandalon një rast të tentativës për kontrabandë,  sekuestrohen mbi 600 (gjashtëqind)  kilogramë duhan i papërpunuar

    Prishtinë, 05 Maj 2022

    Policia e Kosovës,  gjegjësisht Drejtoria Rajonale e Kufirit – Lindje, me njësitë patrulluese policore për mbikëqyrje kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren.

    Si rezultat i kësaj, me datën 05.05.2022, në orët e mbrëmjes, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të Policisë kufitare është arritur të identifikohen katër (4) kuaj të cilët ishin futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore, dyshohet përmes rrugëve ilegale, të cilët ishin të ngarkuar me duhan të papërpunuar.

    Duke u bazuar në informacione inteligjente, ngarkesa së bashku me kafshët-kuajt, kishin pasur destinacion shtëpinë e  personit të dyshuar Z.N., në fshatin Lubishtë, Komuna e Vitisë,  me qëllim të ri- ngarkesës në një automjet me targa vendore.

    Pas konsultimeve me prokurorin kompetentë, është bastisur edhe shtëpia e pabanuar, me ç ‘rast në një nga hapësirat e saj, janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme e mallit të njëjtë – duhan i papërpunuar.  Në total janë gjetur 34 thasë duhan ‘refuz  ‘të papërpunuar mbi 500 (pesëqind) kilogramë dhe 94 (nëntëdhjetë e katër)  paketime duhan (rreth 1 kg.) e që bën  rreth 94 kg. në total .

    Pas hetimeve preliminare në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse, malli-duhani i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës, ndërsa me rastin është duke u marrë Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare- Lindje, dhe vendimet e mëtejme do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Nesër duke filluar nga ora 17:30 do të mbahet takimi konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokal të LDK-së. Ky forum në përbërje...
    Lajme08 Tetor 2024
    Zafir Berisha i NISMA-s i ka reaguar deputetëve të Vetvendosjes të cilët aksionin e sotshëm tëe Prokurorisë në zyret e Ministrisë së...
    Lajme08 Tetor 2024
    Në përfundim të mandatit të tij në krye të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş bëri sot një vizitë...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Se nuk do të ketë pensione më të vogla se 150 euro, është zotuar i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir...
    Sport08 Tetor 2024
    I pari i futbollit kosovar, Agim Ademi ka vizituar sot fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” Ndër të tjerash, kryetari i FFK-së ka...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit sot kanë zhvilluar një aksion ku është jë person pas intervistimit është...
    Lajme08 Tetor 2024
    Mustafë Kadriaj, ekonomist, e vlerësoi heqjen e masës kufitare nga Qeveria Kurti si një veprim të rëndësishëm, siç tha ai, të një...
    Lajme08 Tetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili javën e kaluar...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati iu është përgjigjur opozitës pas reagimeve të tyre lidhur me rritjen e pensioneve. Murati përmes një shkrimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.