×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi takon drejtoreshën e MCC: I shqetësuar që Qeveria nuk po e mbështet gazsjellësin

    FrontOnline
    29 Prill 2022

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim drejtoreshën e Misionit të Millennium Challenge Corporation (MCC), Sarah Olmstead, me të cilën diskutuam për projektet dhe planet e kësaj agjencie amerikane në Kosovë, me fokus në kompaktin e ri që pritet të nënshkruhet nga mesi i këtij viti.

    Krasniqi tha se ka falënderuar atë për projektet që i ndihmojnë qytetarëve kosovarë dhe tha se i ka shprehur shqetësim për mosdhënien e mbështetjes, sipas tij, të Qeverisë së Kosovës për gazsjellësin amerikan.

    “Drejtoreshën Olmstead e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm të MCC për të realizuar projekte të cilat lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë, veçanërisht në sektorin e energjisë. Po ashtu, shpreha keqardhjen dhe shqetësimin tim në raport me mungesën e mbështetjes nga Qeveria për projektin e infrastrukturës së gazit, që kemi konsideruar se do të ishte mundësi e shkëlqyeshme për diversifikimin e burimeve të furnizimit me energji për vendin tonë”.

    Postimi i plotë:

    Poashtu, Olmstead sot ka qëndruar edhe në zyrat e partisë tjetër opozitare, AAK, ku u prit nga kreu i partisë Ramush Haradinaj.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, konsideron se partitë opozitare nuk kanë qëndrim të njëjtë për mënyrën e shkuarjes në zgjedhje. Ai...
    Lajme19 Maj 2024
    Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë për “Front Online” se dy vitet e fundit vendi përballet me mungesë punëtorësh,...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Nga 1 janari i vitit 2024 Republika e Kosovës mori dritën jeshile për liberalizim të vizave. Përpos efekteve të shumëta pozitive për...
    Lajme19 Maj 2024
    Gjatë ditës së djeshme u raportua për arratisjen e Enver Sekiraqës. Kjo u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës. Lidhur me rastin...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me nënsekretaren e SHBA-së për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen. Siç njoftoi Zyra e...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres sot në takim nënsekretaren e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, duke...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Për komandantin ukrainas të armëve Oleksandr Kozachenko, municioni i shumëpritur i SHBA-së nuk mund të vijë aq shpejt sa ai dhe shokët...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Një çift turistësh u plagos në Kashmir të Indisë pasi militantët kanë shtënë me armë zjarri ndaj tyre të shtunën, tha policia,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.