×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të ketë korrigjim të kufirit me Malin e Zi me Abazoviqin kryeministër? Flet Shpejtim Bulliqi

    FrontOnline
    29 Prill 2022

    Me kundërshtime të ashpra, protesta, e hedhje gazi lotsjellës nga opozita, Kuvendi i Kosovës vite më parë kishte miratuar Demarkacionin me Malin e Zi.

    Njëri nga kundërshtuesit e kësaj marrëveshjeje ka qenë edhe ish-deputeti i LDK-së Shpejtim Bulliqi, asokohe kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror Kosovë – Mali i Zi.

    Ish- deputet i LDK-së, e që më pas aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje, Bulliqi ishte bërë pengesë për moskalimin e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, pasi sipas tij, Kosova po  humbte territor.

    E kur kanë kaluar tashmë katër vite që kur kjo marrëveshje është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka rikthyer edhe njëherë këtë temë.

    Kurti ka thënë se po e pret ardhjen e qeverisë së re në Mal të Zi, me shpresën që do të lëvizë diçka për korrigjimin e demarkimit të kufirit.

    Prej dje në krye të Qeverisë malazeze është Dritan Abazoviq.

    Mirëpo se sa mund të rikthehet në tavolinë një temë e tillë me kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur shkurtimisht për Front Online, ish kryesuesi i Komisionit Shtetërorë dhe Mirëmbajtjes së Kufirit Shtetërorë Kosovë-Mali i Zi, Shpejtim Bulliqi.

    Ai thotë për Front Online se vendimet e institucioneve duhet shtyer përpara.

    “Sipas meje duhet vendimet e institucioneve me i shtyer përpara”, deklaroi shkurtimisht ai.

    Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar Demarkacionin me Malin e Zi në vitin 2018 me 80 vota pro e 11 kundër.

    Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, besohej se po e mbante peng procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ngase Komisioni Evropian e kishte vënë atë si kusht që Kosova duhet ta përmbushë për heqjen e vizave, por një gjë e tillë nuk ndodhi edhe pas disa vjetësh.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se rezoluta për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të...
    Lajme19 Maj 2024
    Trendi i ikjes së mjekëve dhe infermierëve nga Kosova po vazhdon çdo ditë. Pagat e ulëta, kushtet jo atratikve të punës e...
    Lajme19 Maj 2024
    Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se një nga pengesat në të ardhmën e afërt në Kosovë është mungesa e...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë për “Front Online” se dy vitet e fundit vendi përballet me mungesë punëtorësh,...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim nënsekretaren e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen. Mediat morën pamje...
    Kronika19 Maj 2024
    Babë e bir janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur. Rasti ka ndodhur të shtunën në Prishtinë, rreth orës...
    Kronika19 Maj 2024
    Një person është arrestuar dje në Vushtrri pasi dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj një të miture. Në raportin 24-orësh të...
    Kronika19 Maj 2024
    Një shtetas sirian raportohet të jetë arratisur. Rasti ka ndodhur në Qendrën e mbajtjes së Azilantëve në Prishtinë. Rasti po hetohet nga policia...
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk është kampioni i padiskutueshëm i botës në boks në kategorinë e rëndë. Boksieri ukrainas e mundi britanikun Fury pas 12...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.