×
  • Vip
  • Vip

    Policia publikon pamjet nga xhirimet e filmit ku aktori Baldwin e qëlloi për vdekje kameramanen

    FrontOnline
    26 Prill 2022

    Policia ka publikuar pamjet nga xhirimet e filmit Rust para dhe pas vrasjes së Halyna Hutchins. Sherifi i Santa Fe, Adan Mendoza postoi gjithashtu foto të skenës së krimit dhe intervista me dëshmitarë, përfshirë atë me aktorin Alec Baldwin.

    Por policia tha se vendimi nëse do të depozitohej ankesë penale do të varet nga rezultati i analizës së radhës mjeko-ligjore.

    Baldwin e qëlloi për vdekje kameramanen Halyna Hutchins, 42 vjeçe, ndërsa tha se po stërvitej me një armë që besonte se ishte e sigurt. Aktori, i cili ishte edhe producent i filmit, tha më herët se nuk e ka tërhequr këmbëzën dhe se nuk e ka idenë se si shkrepi arma, shkroi agjencia kroate e lajmeve, Index.

    Pamjet e publikuara sot tregojnë policinë dhe ambulancat që kishin shkuar në vendngjarje. Në pamje të tjera, Baldwin shfaqet i veshur si kauboj duke ushtruar me armë.

    Mendoza tha në një deklaratë se hetimi për vrasjen “mbetet i hapur dhe në vazhdim”. Ai tha se disa komponentë të hetimit mbeten të pazgjidhura, duke përfshirë mjekësinë ligjore të armëve të zjarrit, analizën e gjurmëve të gishtërinjve, raportin e ekspertit dhe analizën e të dhënave telefonike të Baldwin.

    “Pasi këto komponentë hetimorë të dorëzohen në zyrën e sherifit, ne do të jemi në gjendje ta përfundojmë hetimin për t’ia kaluar atë prokurorit të qarkut Santa Fe”, tha ai për New York Times.

    Njoftimi vjen një javë pasi autoritetet dënuan prodhuesit e filmit për shkelje të protokolleve të sigurisë dhe i gjobitën me 136,793 dollarë. Një hetim nga Departamenti i Mjedisit në New Mexico zbuloi se krijuesit e filmit “shprehën indiferencë ndaj rreziqeve që lidhen me përdorimin e armëve të zjarrit”.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Vip11 Shtator 2024
    Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Edona James vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në...
    Vip11 Shtator 2024
    Brikenda sot po feston ditën e lindjes. Nuk munguan urimet e shumta nga miq e familjarë, shkruan “Kosovarja”. Edhe disa nga ish-banorët...
    Vip11 Shtator 2024
    Në një intervistë të fundit për Time Out London, Rita Ora, ylli i pop-it shqiptar që ka pushtuar skenën ndërkombëtare, ndau mendimet...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.