Reperi i njohur, A$AP Rocky është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka qëlluar një burrë në një rrugë të Los Anxhelosit vitin e kaluar.
Policia arrestoi reperin, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, në Airoportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit të mërkurën, shkruan lajmi.net.
Së fundmi, çifti kishte mohuar zërat për ndarje dhe tradhëti.
Policia e Los Anxhelosit po hetonte reperin, pasi një burrë pretendoi se ai e qëlloi më 6 nëntor të vitit të kaluar.
Viktima tha se reperi iu afrua atij në rrugë dhe e qëlloi 3-4 herë me pistoletë.