×
  • Vip
  • Vip

    Unikkatili: Është koha që Gegnishtja të kthehet si gjuhë standarde në veri të trojeve shqiptare

    FrontOnline
    19 Prill 2022

    Reperi shqiptar, Viktor Paloka i njohur me nofkën Unikkatil, ka thënë se dallimet mes dialekteve të gjuhës shqipe toskë e gegë janë substanciale dhe e ka quajtur kriminale nëse lejohet që njëri dialekt të zhduket shkaku i dialektit tjetër. Ai ka kërkuar që gegnishtja ë kthehet si gjuhë standarde në rajonet veriore.

    “Dallimet mes Shqipes Gheg (Arbënishtes/Arbanishtes) e Shqipes Tosk (Arbërishtes) jòn substanciale e ôsht kriminale me e lejú njonën me u zhdukë sherri i tjetrës, sepse të dyjat jòn barabar të bukura”, ka shkruar ai.

    Paloka ka thënë se është poashtu kriminale që t’i thuhet një fëmije të veriut se nuk e di gjuhën shqipe vetëm se nuk e njeh dialektin toskë.

    “Ôsht kriminale edhe me i thônë nji fëmije të veriut: “ti nuk e njeh Shqipen” nëse ata thjeshtë nuk e njohin dialektin Tosk (standardin e imponúm për arsye vetjake) e padrejtësisht me krijú kompleks inferioriteti në mendjen e tyne. Fëmija verior shkollën fillore e kanë ferr sepse torturohen kur mësojnë landët në nji dialekt totalisht ndrýshe nga ai që e folin e që me vështirësí e kuptojnë”, ka shkruar Paloka.

    Tutje, reperi ka thënë se është koha që dialekti gegë të rikthehet si gjuhë standarde në veri.

    “Ka ardhë koha që Shqipja Gheg, me u kthý si gjuhë standarde në veri të trojeve tona e Toskëríshtja, le të mbetë standarde në jug. Mbetet evidente që kjo ôsht e pashmangshme e nuk kena kah me i ikë përndryshe kemi me pagú çmim të naltë me dômtim të matejshëm të fëmijëve tonë”, ka thënë ai.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Vip11 Shtator 2024
    Moderatorja e njohur Erjola Doci, ka trazuar rrjetin me postimet e fundit. Në Instagramin e saj, ish-banorja e BBVA, ka postuar fotografi...
    Vip11 Shtator 2024
    Nuk është gjithnjë e lehtë të jesh Beyoncé. Në një intervistë me GQ Magazine për të promovuar linjën e saj të uiskit,...
    Vip10 Shtator 2024
    2TON-i nuk ka të ndalur. Artisti nga Ferizaj ka lajmëruar adhuruesit e muzikës së tij se kënga e re e cila u...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës. Në mbledhjen që pritet të fillojë në ora 10:00, në rend të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të pres në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Zyra e Kryeministrit ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Sot do të mbajë mot i vranët dhe me shi. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook i ka përmbledhur aktivitetet ditore të zhvilluar sot në veri. Kurti me...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka vizituar kampin “Villaggio Italia” në Pejë për të nderuar Regjimentin 62 të Këmbësorisë...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Eurodeputeti Olliver Ropke, njëkohësisht edhe kryetar i komisionit për Ekonomi në PE nga zyra e Europës në Tiranë u shpreh sot se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.