×
  • Vip
  • Vip

    “Më tallnin pafund”, Lei Kraja rrëfen nisjen e karrierës në Shqipëri

    FrontOnline
    11 Prill 2022

    Moderatorja e sportit, Lei Kraja, tërheq gjithnjë vëmendjen jo vetëm me linjat trupore seksi në rrjetet e saj sociale, por edhe por edhe me historitë që tregon nga jeta e saj.

    Së fundmi, ajo ka folur rreth fillimeve të karrierës së saj në Shqipëri, dhe hyrjen në botën e televizionit.

    Ajo tregoi se nuk ka qenë aspak e lehtë për të pranuar punën në televizion për shkak të problemeve me gjuhën shqipe.

    Moderatorja shtoi se e ka pranuar ofertën dhe është rikthyer në Shqipëri pasi ka qenë në një periudhë të vështirë në jetën e saj.

    “Bota e televizionit, ok, më ka pëlqyer por më është dukur e pamundur. Sikur “ç’lidhje kam unë” ose “nuk e arrij dot”. Unë kam qenë modele, ok, jo nga ato top top modele, por fotomodele në Amerikë. Kam qenë edhe te Miss Amerika. Kur më ofronin punë këtu për televizion nuk mendoja që mund ta bëja për shkak të gjuhës. Nuk e dija gjuhën e kisha shumë të vështirë. Dhe kur arrita këtu, isha në një moment të vështirë edhe thashë pse jo mos ta provoj, isha edhe pa punë. U ktheva në Shqipëri sepse kisha disa oferta edhe thashë ta provoj.”, tha ajo për “N’Zoom.”

    Pasi nisi punë në televizion, ajo tregoi se i është dashur të punojë shumë, veçanërisht me mësimin e gjuhës.

    Lei tregoi se është përballur edhe me shumë kritika dhe tallje edhe nga koleget e saj të punës, të cilat sot i falendëron.

    “Mësimi i gjuhës ka qenë shumë i vështirë në fillim. Për shkak se jam edhe shkodrane me origjinë dhe gjuha shkodrane nuk pranohet në televizion. Ishte pikë së pari e vështirë të dalloja gjuhën shkodrane dhe gjuhën letrare. Në fillim talleshin pafund me mua, një gjë shumë normale por ok. Më bëri disa momente të ndrojtur, dyshoja tek vetja, por nuk dorëzohesha. Thoja ok, rëndësi ka që të mos dorëzohem. Kisha disa kolege në punë që thonin, “Lei nuk bën për televizion.” Vetëm nga ato, dmth duhet t’i falënderoj, sepse isha në disa momente gati për t’u dorëzuar, sepse nuk e mendoja që ta vazhdoja. Pastaj thashë vetëm për shkak të atyre do ta vazhdoj karrierën, kështu që i falënderoj.”, tha ajo.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Vip10 Shtator 2024
    2TON-i nuk ka të ndalur. Artisti nga Ferizaj ka lajmëruar adhuruesit e muzikës së tij se kënga e re e cila u...
    Vip10 Shtator 2024
    Alba Vukaj u bë e njohur që nga pjesëmarrja e saj në ‘Big Brother VIP Kosova’ e pastaj si moderatore në televizionin...
    Vip10 Shtator 2024
    Ronaldo Sharka, i ftuar në “Wake Up”, shprehu mendimin e tij mbi një prej tematikave më të diskutuara në media rishtazi: “Ndarjen”...
    Të tjera
    Sport10 Shtator 2024
    Reprezentuesi shqiptar Arlind Ajeti ka kompletuar transferimin në Turqi tek ekipi i Bodrumsporit. Bodrumspor që momentalisht zë vendin e 14-të në elitën...
    Sport10 Shtator 2024
    Pak minuta ka mbetur deri të fillimi i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. Shqipëria dhe Gjeorgjia do të sprovojnë forcat në ‘Air...
    Lajme10 Shtator 2024
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka komentuar arrestimin e politikanëve serbë, Aleksandar Arsenijeviq dhe Ivan Orloviq, që u arrestuan sot në Veri,...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Andrii...
    Lajme10 Shtator 2024
    Këtë të martë në Mitrovicë të Veriut është arrestuar politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, pasi i fishkëlleu kryeministrit të vendit, Albin Kurti. Për...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj ndalimit të sërishëm që u bë ndaj Ardita Sinanit,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.