Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë.
I njëjti u arrestua pasi që ndërhyri në njehsorë me ç‘rast në një banesë kolektive janë dëmtuar 107 njehsorë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Mitrovicë, 06.04.2022 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ndërhyrë, në njehsorë me ç ‘rast në një banesë kolektive janë dëmtuar 107 njehsorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar n procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline