×
  • Vip
  • Vip

    Will Smith merr vendimin e papritur për “Oscars”, pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock

    FrontOnline
    02 Prill 2022

    Aktori amerikan, Will Smith, ka dhënë dorëheqje nga Akademia Oscars pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Oscars që u mbajt të dielën e kaluar.

    “Veprimet e mia në edicionin e 94-të të Çmimeve Oscars ishin shokuese, të dhimbshme dhe të pafalshme”, tha aktori përmes një deklarate.

    Akademia tha se ka pranuar dorëheqjen e tij dhe do të vazhdojë të “lëvizë përpara” me procedurat disiplinore.

    Smith e goditi me shuplakë komedianin Rock pasi ky i fundit bëri një shaka për kokën e rruar të gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

    Disa minuta më vonë ai fitoi çmimin për aktorin më të mirë në rolin e tij në filmin King Richard, ku Smith portretizoi babanë e tenisteve Venus dhe Serena Williams.

    Dorëheqje a Smith, sipas Hollywood Reporter, nënkupton se ai më nuk mund të votojë për Oscars, por mund të nominohet në të ardhmen dhe të mbajë çmimin që ka fituar, raporton rel.

    “Lista e atyre që kam lënduar është e gjatë dhe përfshin Chris, familjen e tij, shumë nga miqtë dhe më të dashurit e mi, të gjithë ata që ishin të pranishëm dhe shikuesit që na shikonin nga shtëpia”, tha Smith në deklaratë.

    “Kam tradhtuar besimin e Akademisë. Ua kam hequr të nominuarve dhe fituesve mundësinë e tyre për të festuar dhe për nderuar punën e tyre të jashtëzakonshme. Jam zemërthyer”, shtoi aktori amerikan.

    Drejtori i Akamdemisë, David Rubin, tha se ka pranuar dorëheqjen e Smith dhe se do të vazhdojë me procedurat disiplinore.

    Deri më tani ka pak persona që janë përjashtuar nga Oscars: Harvey Weinstein, Bill Cosb dhe Roman Polansky. Ende është e paqartë se çfarë masash disiplinore do të ndërmarrë Akademia ndaj Smith.

    Akademia Oscars ka thënë se proceduarat do të vazhdojnë ndaj Smith, duke e lënë të hapur mundësinë që atij t’i merret Çmimi Oscar, edhe pse kjo thuhet se ka pak gjasa të ndodhë dhe ekziston mundësia që ai të mos lejohet të marrë pjesë në ceremonitë e ardhshme të Oscars./FrontOnline

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Vip11 Shtator 2024
    Aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi është mjaft aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo sot ka publikuar disa...
    Vip11 Shtator 2024
    Moderatorja e njohur Erjola Doci, ka trazuar rrjetin me postimet e fundit. Në Instagramin e saj, ish-banorja e BBVA, ka postuar fotografi...
    Vip11 Shtator 2024
    Nuk është gjithnjë e lehtë të jesh Beyoncé. Në një intervistë me GQ Magazine për të promovuar linjën e saj të uiskit,...
    Të tjera
    Sport11 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës regjistroi fitore bindëse ndaj Qipros në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Vedat Muriqi...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, raporton Express. Kryeprokurori...
    Lajme11 Shtator 2024
    Gafurr Dugolli, vëllai i deputetit Enver Dugolli, është Sekretari i ri i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Ai është emëruar në këtë...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përsëritur shqetësimet për mungesën e një aktakuze për rastin e sulmit të 24 shtatorit të vitit...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ka pas keqpërdorim të detyrës zyrtare e as përfitim material për ambasadorin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.