×
  • Vip
  • Vip

    Luana rikthen emisionin e saj të famshëm, por jo në “Top Channel”

    FrontOnline
    24 Mars 2022

    Pas një kohe të gjatë larg televizionit, Luana Vjollca nuk është shfaqur më në asnjë projekt tjetër televiziv, duke marrë një pushim nga moderimi.

    Megjithatë, së fundmi është zbuluar se ajo ka vendosur më në fund të rikthehet në ekranin e shqiptarëve, por tashmë me disa ndryshime të mëdha.

    Prezantusja e njohur shqiptare është përfolur shumë për moderimin e emisionit investigativ “Piranjat” që do të startojë në “ABC News”. U tha gjithashtu se televizioni në fjalë i ka një ofruar pagë mujore mbi 15 mijë euro për të qenë pjesë e tyre.

    Këto aludime u hodhën poshtë, madje, edhe pse u tha më vonë se ky emision do të moderohej nga Bes Kallaku, burime për “Iconstyle.al” bëjnë me dije se nuk do të jetë as ai pjesë e “Piranjave”.

    Ndërkohë, burime për “Iconstyle.al” kanë njoftuar gjithashtu se Luana Vjollca do të jetë pjesë e “ABC Neës”, por duke rikthyer emisionin e saj të famshëm “Shiko Kush Luan”!

    Emisioni aq i ndjekur të cilin vetë Luana e ka cilësuar si “kulmin e karrierës së saj” tashmë nuk do të shfaqet më në ekranin e “Top Channel”, aty ku nisi, por të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë ta ndjekin në televizionin tjetër.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Vip12 Shtator 2024
    Hati, personazhi i famshëm i TikTok-ut, është ndaluar nga Policia Rrugore pas postimit të një videoje ku influencerja shihet në makinën e...
    Vip12 Shtator 2024
    Modelja e njohur, Adrola Dushi, shquhet për bukurinë e saj natyrale. Së fundmi, me përmes disa fotografie edhe njëherë ka dëshmuar se...
    Vip12 Shtator 2024
    Tayna është e lumtur për krejt çka ka bërë gjatë kësaj vere. Ndonëse “humbi” për disa muaj për shkak të problemeve me...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka thënë se ura e Ibrit duhet të hapet dhe se Qeveria e Kosovës i ka...
    Sport12 Shtator 2024
    Paris Saint-Germain ka refuzuar t`ia paguajë sulmuesit të larguar Kylian Mbappe një shumë të kontestuar prej 55 milionë eurosh, pavarësisht rekomandimit të...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka paralajmëruar protestën e radhës, të cilën ajo e quajti “për identitet e dinjitet”. Sinani...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.