×
  • Kronika
  • Kronika

    Shifra shqetësuese: 8 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    FrontOnline
    20 Mars 2022

    8 raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë sipas raportit të policisë së Kosovës.

    3 raste të dhunës janë raportuar në rajonin e Prishtinës ku viktima në të dy raste viktima kanë qenë gratë, ndërsa në 1 burri.

    Rastet e tjera kanë ndodhur në Viti, Prizren, Rahovec, Gjakovë e Klinë dhe në të gjitha rastet viktima ishin gratë.

    Këto janë raportet:

    DHUNË NË FAMILJE

    · Prishtinë, 19.03.2022 – 00:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike në familje. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    · Prishtinë, 19.03.2022 – 10:30. Viktima femër kosovar e ka raportuar se në banesën e saj, vjehrra e saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj, ndërsa bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Pas intervistimit të të dyshuarve, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

    · Prishtinë, 19.03.2022 – 15:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që sipas babait të saj, viktimës mashkull kosovar, e dyshuara që katër vite ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që e dyshuara të dërgohet në kontroll psikiatrik. E dyshuara me rekomandim të mjekëve është vendosur në sistem të mbyllur në klinikën e psikiatrisë.

    Viti, 19.03.2022 – 16:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij ndërsa dhunë fizike ndaj motrës së tij. I dyshuari është kërkuar, por nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

    Prizren, 18.03.2022 –16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

    · Rahovec, 19.03.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, të njëjtën e kishte sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    · Gjakovë, 18.03.2022 – 21:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është keqtrajtuar fizikisht nga burri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.

    Klinë, 19.03.2022 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtrua dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare, të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e lëndimeve viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Kronika09 Tetor 2024
    Policia në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar pasi kishte sulmuar fizikisht një femër me të cilën bashkëjeton. Viktima nuk ka pranuar...
    Kronika09 Tetor 2024
    Policia në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në rrugën “1 Tetori” i është gjetur dhe sekuestruar një...
    Kronika09 Tetor 2024
    Dy persona janë arrestuar në Gjakovë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar një burrë. Policia bën të ditur se...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar. Takimi i Osmanit me Musarin u zhvillua...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga ora 10:00 do të organizohet një protestë, përmes së...
    Lajme09 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua me përfaqësues nga Oda Tregtare...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në RTK ka folur edhe për çështjen e komentuar viteve të fundit, për çështjen e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot (e mërkurë) gjatë mbrëmjes kërcënuesin e gazetarit Vehbi Kajtazi, Driton Dobruna. Dobruna e kishte kërcënuar gazetarin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Socialdemokrate, nuk do ta kalonte pragun nëse do të merrte pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.