Një mashkull dhe një femër kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjakovës.
Të njëjtit janë sulmuar nga disa persona.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.
“Gjakovë 17.03.2022 – 20:52. Një mashkull dhe një femër kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që janë sulmuar fizikisht nga disa persona. Viktima mashkull dyshohet se është i therur me thikë. Viktima kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raport./FrontOnline