×
  • Kronika
  • Kronika

    Kosovarja u vra nga burri i saj në Zvicër, deklarohet policia

    FrontOnline
    15 Mars 2022

    Në fundjavën që shkoi, një 35-vjeçar është arrestuar në Rapperswil-Jona (SG) nën dyshimin se ka vrarë gruan e tij. Dy fëmijët e çiftit dhe një fëmijë tjetër ishin gjithashtu në shtëpi në kohën e vrasjes.

    Policia ka vizituar më herët familjen për shkak të problemeve personale të burrit.

    Florian Schneider, zëdhënës i medias për policinë kantonale St.Gallen, komenton rastin.

    Kosovari kishte raportuar në qendrën e thirrjeve emergjente të kantonit herët në mëngjes të së shtunës se sapo kishte lënduar rëndë gruan e tij, transmeton albinfo.ch. Kur policia ka mbërritur në banesë, gruaja 32-vjeçare, po ashtu kosovare, tashmë kishte ndërruar jetë.

    Policia kantonale e St.Gallen ka arrestuar burrin; ai ndodhet në paraburgim.

    Motivi dhe rrethanat e sakta të krimit janë ende të paqarta. Policia thotë se në kryerjen e krimit nuk janë përdorur armë zjarri.

    Zëdhënësi thotë se ditëve të fundit policisë i është dashur të shkonte në banesën e çiftit për shkak të problemeve personale, përcjell albinfo.ch. Në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë që jetonin në të njëjtën familje por nuk dihet nëse kanë dëgjuar ndonjë gjë për krimin, shkruan tagblatt.ch. Aktualisht ata gjenden nën kujdesin e mjedisit familjar.

    Dy nga tre fëmijët, nga 14 muaj deri në 17 vjeç, janë fëmijët e vetë çiftit. Ndërsa i treti është një fëmijë nga mjedisi më i gjerë familjar që jeton me familjen.

    I pyetur për dhunën eventuale në familjen e prekur, Schneider thotë: Policia asnjëherë nuk është dashur të shkojë në banesën në fjalë për shkak të dhunës në familje, por vetëm për shkak të problemeve personale të burrit.

    Shumë gjëra ndodhin pas dyerve të mbyllura që policia nuk mund t`i shohë. Nëse bëhet fjalë për dhunë në familje kjo që ka rezultuar me vdekje, atëherë edhe ky motiv do të jetë një nga subjektet e hetimit në vazhdim, thotë veç tjerash zëdhënësi i Policisë së Kantonit të St Gallenit.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Kronika10 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi i njëjti ishte therur me...
    Kronika10 Tetor 2024
    Një burrë nga Prizreni është rrëmbyer dje nga dy persona, njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri i Kosovës. Pas rrëmbimit të njëjtin...
    Kronika09 Tetor 2024
    Policia në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar pasi kishte sulmuar fizikisht një femër me të cilën bashkëjeton. Viktima nuk ka pranuar...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënon sot 25-vjetorin e themelimit. Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi ka bërë një postim rreth kësaj dite...
    Lajme10 Tetor 2024
    Ramiz Kelmendi, pronar i zinxhirit të marketeve ETC, thotë për FrontOnline se e sheh të paarsyeshëm ligjin për tatimin në pronë dhe...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Stadiumi Tropicana Field – shtëpia e ekipit të bejsbollit Tampa Bay Rays – duket se është dëmtuar rëndë nga Uragani Milton që...
    Lajme10 Tetor 2024
    Një rast i rënd dyshohet të ketë ndodhur në autobusin 4 të trafikut urban në Prishtinë, ku një i moshuar dyshohet se...
    Lajme10 Tetor 2024
    Viteve të fundit në Kosovë, ka rritje të rasteve me divorce. Në bazë të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, bëhet...
    Shëndetësi10 Tetor 2024
    10 tetori është shpallur nga OKB si Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor. Kjo datë është e rëndësishme, veçanërisht për shoqëri ende të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.