×
  • Kronika
  • Kronika

    Për 1 javë Policia konfiskoi 10 palë targa të automjeteve të paregjistruara vetëm në autostradë

    FrontOnline
    14 Mars 2022

    Gjatë një jave (07-13.03.2022) Policia e Kosovës ka shqiptuar 1380 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik, ka konfiskuar 1 automjet për ndalje te parregullt në autostradë, ka larguar nga trafiku 6 automjete të tjera, ka konfiskuar përkohësisht 10 targa të automjeteve të paregjistruara, ka identifikuar 5 kundërvajtës duke drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit si dhe 17 shoferëve iu është shqiptuar masë mbrojtëse ndalim i drejtimit të automjetit nga tre muaj deri një vit, raporton Front Online

    Në komunikatën për media thuhet se Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

    Në kuadër të kësaj Policia e Kosovës gjegjësisht Njësia për Kontrollin e Autostradave e mbështetur nga njësitë tjera të Divizionit të Komunikacionit Rrugor në vazhdim të implementimit të planeve operative aktive si “Siguria në Trafikun Rrugor” & ”Shtimi i masave të sigurisë në trafikun rrugor”, gjatë një jave (07-13.03.2022) ka shqiptuar 1380 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik, ka konfiskuar 1 automjet për ndalje te parregullt në autostradë, ka larguar nga trafiku 6 automjete të tjera, ka konfiskuar përkohësisht 10 targa të automjeteve të paregjistruara, ka identifikuar 5 kundërvajtës duke drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit si dhe 17 shoferëve iu është shqiptuar masë mbrojtëse ndalim i drejtimit të automjetit nga tre muaj deri një vit.

    Përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik.

    Për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për shoferët e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Kronika10 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi i njëjti ishte therur me...
    Kronika10 Tetor 2024
    Një burrë nga Prizreni është rrëmbyer dje nga dy persona, njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri i Kosovës. Pas rrëmbimit të njëjtin...
    Kronika09 Tetor 2024
    Policia në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar pasi kishte sulmuar fizikisht një femër me të cilën bashkëjeton. Viktima nuk ka pranuar...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënon sot 25-vjetorin e themelimit. Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi ka bërë një postim rreth kësaj dite...
    Lajme10 Tetor 2024
    Ramiz Kelmendi, pronar i zinxhirit të marketeve ETC, thotë për FrontOnline se e sheh të paarsyeshëm ligjin për tatimin në pronë dhe...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Stadiumi Tropicana Field – shtëpia e ekipit të bejsbollit Tampa Bay Rays – duket se është dëmtuar rëndë nga Uragani Milton që...
    Lajme10 Tetor 2024
    Një rast i rënd dyshohet të ketë ndodhur në autobusin 4 të trafikut urban në Prishtinë, ku një i moshuar dyshohet se...
    Lajme10 Tetor 2024
    Viteve të fundit në Kosovë, ka rritje të rasteve me divorce. Në bazë të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, bëhet...
    Shëndetësi10 Tetor 2024
    10 tetori është shpallur nga OKB si Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor. Kjo datë është e rëndësishme, veçanërisht për shoqëri ende të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.