×
  • Vip
  • Vip

    E la pa shkuar te Donaldi, Ermali mesazh Trixës

    FrontOnline
    12 Shkurt 2022

    Ermal Mamaqi i vënë në faj publikoi një videomesazh për Trixën e cila kishte refuzuar të ishte pjesë e darkës në shtëpinë e Big Brother Vip për shkak se ndihej e ofenduar nga një shaka e bërë në shtëpi.

    Ermali i cili ishte i ftuar dje në BBV kishte shkëmbyer batuta me Donaldin por Trixa siç tha dhe prezantuesja ishte ndjerë e ofenduar.

    “U bë name. Herezi, si ishte thënë ajo fjalë ishte shaka!” thotë Ermali me ironi në videon e tij.

    Pastaj vijon mesazhin.

    “Trixa unë të kam shumë xhan e më vjen keq që je prekur por të garantoj se ajo ishte shaka shoqërore.  As Donaldi dhe asnjë banor brenda dhe jashtë apo dhe opinionistët nuk e  menduan ndryshe veçse një shaka, veç Arbanës që po bënte avokatin e djallit se atë punë duhet të bënte për të krijuar konfliktin”

    Dhe diçka tjetër.

    “Unë bëra një provokim apo ngacmim dhe kaq. Fakti që je lidhur me Donaldin nuk dot të thotë që të mos e përmendim asnjëherë Borën sepse dhe ajo njeri është”

    Ermali sërish me batutë i kërkon Trixës të shkojë të takojë Donaldin por dhe nëse nuk do nuk ka pse ta konsiderojnë atë shkak për ndarjen.

    “Të lutem shko sepse ai djalë ndjen diçka. Video ishte montuar gabim. Ke akoma kohë të shkosh e ta bësh të lumtur të shkosh në darkë. Nëse nuk shkon ke punë me mu!

    Nuk do të doja të isha unë shkak. Ose më mirë. Boni çfarë të doni nëse doni ndahuni ..  por pas kësaj, nuk e kam unë fajin se ndaheni ju. Shko tek djali e më pas gjej ndonjë gjë tjetër për tu ndarë”

    Videon Mamaqi e ka publikuar ne facebook e tij.

     

     

     

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Vip12 Shtator 2024
    Hati, personazhi i famshëm i TikTok-ut, është ndaluar nga Policia Rrugore pas postimit të një videoje ku influencerja shihet në makinën e...
    Vip12 Shtator 2024
    Modelja e njohur, Adrola Dushi, shquhet për bukurinë e saj natyrale. Së fundmi, me përmes disa fotografie edhe njëherë ka dëshmuar se...
    Vip12 Shtator 2024
    Tayna është e lumtur për krejt çka ka bërë gjatë kësaj vere. Ndonëse “humbi” për disa muaj për shkak të problemeve me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.