×
  • Vip
  • Vip

    Fytyra e Sofia Vergaras ndryshoi tërësisht për rolin e mbretëreshës së drogës

    FrontOnline
    10 Shkurt 2022

    Aktorja  Sofia Vergara është fotografuar në xhirimet e serialit të ri të Netflix ‘Griselda’, në të cilin shfaqet në rolin e personazhit kryesor Griselda Blanco. Për rolin e mbretëreshës së kartelit të drogës, Vergara duhej të hiqte dorë nga imazhi i saj tërheqës i njohur dhe është e vështirë ta njohësh atë.

    Sofia ishte duke pushuar në diell gjatë xhirimeve para se të shkonte në dhomën e zhveshjes dhe dhomat e grimit, ku pësoi një transformim të vërtetë.

    Nisur nga fotot, ylli i ‘Modern Family’ do të ketë hundë protetike në serial dhe duket se grimierët i kanë ndërruar mjekrën dhe rralluar vetullat.

    Fansat e saj arritën në përfundimin se Vergara nuk është dukur kurrë më keq, por ata e vlerësuan përpjekjen sepse do të portretizojë më mirë mbretëreshën e famshme të drogës.

    Producenti i serialit ‘Griselda’ është Eric Newman , krijuesi i mega -popullor ‘Narcos’ , dhe komploti do të ndjekë jetën e famëkeqes kolumbiane Griselda Blanco. Është interesante se Griselda krijoi një nga kartelet më të suksesshme të drogës në histori, por ajo njihej si një nënë e kujdesshme.

    Të gjashtë episodet e serialit do të drejtohen nga regjisori kolumbian  Andres Baiz  (47), i cili tha se Vergara tregoi talent të jashtëzakonshëm në këtë projekt dhe i dha maksimumin aktrimit./FrontOnline/

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Vip09 Shtator 2024
    Princesha e Uellsit ka thënë se fokusi i saj është të “qëndrojë pa kancer” pas përfundimit të trajtimit të kimioterapisë. Ajo e...
    Vip09 Shtator 2024
    Ish-banorja e BBVA-së Rike Roçi, ka hapur një pyetësor në rrjetin social “Instagram”. Nga shumë pyetjet që mori ishte edhe një rreth...
    Vip09 Shtator 2024
    Përmes një postimi në Instagram, Luiz Ejlli u ka zbuluar ndjekësve se një skenar filmi është thuajse në përfundim. Projektin e ri...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.