×
  • Ekonomi
  • Sigurime

    Kompanitë e sigurimeve paguan 52,7 milionë € për pagesë të dëmeve gjatë vitit 2021

    FrontOnline
    09 Shkurt 2022

    Gjatë vitit 2021 kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë, vetëm në emër të kompensimit të dëmeve, kanë paguar hiç më pak se 52,7 milionë euro, krahasuar me 42,2 sa ishin paguar gjatë 12 muajve të vitit 2020

    Shuma të mëdha parash edhe më tutje vazhdojnë paguhen nga kompanitë e sigurimeve në Kosovë vetëm për kompensim të dëmeve. Bazuar në të dhëna zyrtare shihet se numri i dëmeve të shkaktuara, sidomos i atyre me dëme materiale, është duke u rritur në përmasa shqetësuese. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shihet se shuma e mjeteve të kompensuar gjatë vitit 2021 në emër të pagesës së dëmeve është dukshëm më e lartë, krahasuar me së paku pesë vitet e fundit.

    Sipas këtyre të dhënave shihet se gjatë vitit 2021 shuma e dëmeve që industria e sigurimeve ka paguar për kompensim të dëmeve është 52,743,951 euro, apo 24,2 % më shumë se sa në vitin 2020.

    Gjithnjë sipas të dhënave zyrtare, shihet se shuma e dëmeve të paguara gjatë vitit 2020 është 42,443,141 euro, raporton “iSIGURIME”

    Po ashtu, edhe gjatë vitit 2019 janë  paguar 47,042,903 euro për kompensim të dëmeve. Nëse e bëjmë një krahasim të vitit 2021 me vitin 2019, atëherë shihet se gjatë vitit 2021 pagesa e dëmeve është më e lartë për 12,11 % sesa në vitin 2019.

    Sipas të dhënave të BQK-së, shihet se gjatë vitit 2018 në emër të kompensimit të dëmeve janë paguar 47,042,903 euro. Nëse e bëjmë një krahasim të vitit 2021 më vitin 2018, shihet së në vitin 2021 pagesa e dëmeve është më e lartë 29,26 %.

    Edhe në vitin 2017 sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se në emër të dëmeve janë paguar 28,410,290 euro. Nëse e bëjmë një krahasim të vitit 2021 me vitin 2017, pagesa e dëmeve në vitin 2021 është më e lartë 85,65 %

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Ekonomi27 Gusht 2023
    Mosanëtarësimi në OKB, paraqet pengesën kryesore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrove Evropiane. Rrjedhimisht vendi ynë vazhdon ta ketë të...
    Ekonomi03 Nëntor 2022
    Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) z.Sami Mazreku, së bashku me drejtorin Financiar të BKS-së z.Valon Berisha të enjten në Athinë...
    Ekonomi30 Shtator 2022
    Në prag të shënimit të 11 vjetorit të themelimit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), drejtori Sami Mazreku tha sot se nuk...
    Të tjera
    Sport17 Maj 2024
    Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani ka shënuar gol të bukur në përballje me Fiorentinën si mysafir në ndeshjen e vlefshme për javën...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje për të kuptuar mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të premten një ligj, i cili i lejon të dënuarit me burg të shërbejnë...
    Lajme17 Maj 2024
    Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendosur që tekstet të mos shpërndahen nëpër shkolla sikurse ka ndodhur me...
    Lajme17 Maj 2024
    Nënkryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka ngushëlluar për vdekjen e një të riu nga Gjilani pas një aksidenti në...
    Lajme17 Maj 2024
    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një studim hulumtues rreth eksportit dhe pagesave tē parasë së gatshme përmes institucioneve financiare mbrenda...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.