×
  • Vip
  • Vip

    Alec Baldwin i kthehet aktrimit pas tragjedisë

    FrontOnline
    08 Shkurt 2022

    Aktori Alec Baldwin u rikthye dje në xhirime pas një aksidenti që ndodhi në xhirimet e filmit vitin e kaluar dhe ai ndau një video në Instagram në të cilën tregonte se si po kalon tani.

    “Dita e parë është gjithmonë e vështirë. Unë nuk punoj aq shumë sa kam punuar. Shkoj në punë dhe harroj se çfarë duhet të bëj. Është e çuditshme për mua të kthehem në punë. Nuk kam punuar që nga 21 tetori i vitit të kaluar kur më ndodhi ajo gjë e tmerrshme në xhirime. Ka ndërruar jetë kameramanja Halyne Hutchins”, ka thënë aktori në video i cili aktualisht është duke xhiruar filmin “97 Minutes”.

    “Është ende e vështirë për mua të them. Por u ktheva në punë, ishte interesante. Ekipi është shumë i vlefshëm, ata janë në këmbë gjatë gjithë ditës”, tha Baldwin dhe shtoi se për të është shumë ndryshe të punojë me një ekip më të ri dhe me një buxhet të kufizuar.

    Në një intervistë në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, Aleku tha se nuk do të mund të xhironte më role me armë dhe se nuk i interesonte aspak nëse nuk do të aktronte më pas ngjarjes fatale.

    Aktori qëlloi nga një pistoletë që supozohej të ishte një rekuizitës tre muaj më parë në xhirimet e serialit Western “Rust”, dhe aksidentalisht vrau drejtoreshën e fotografisë  Halyna Hutchins  dhe plagosi regjisorin  Joel Souza  (48). Celulari i Baldwin-it u konfiskua si një nga provat kryesore dhe ky aksident i çuditshëm dhe i trishtuar është ende nën hetim./FrontOnline/

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Vip10 Shtator 2024
    2TON-i nuk ka të ndalur. Artisti nga Ferizaj ka lajmëruar adhuruesit e muzikës së tij se kënga e re e cila u...
    Vip10 Shtator 2024
    Alba Vukaj u bë e njohur që nga pjesëmarrja e saj në ‘Big Brother VIP Kosova’ e pastaj si moderatore në televizionin...
    Vip10 Shtator 2024
    Ronaldo Sharka, i ftuar në “Wake Up”, shprehu mendimin e tij mbi një prej tematikave më të diskutuara në media rishtazi: “Ndarjen”...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka komentuar intervistën e fundit të ish-bashkpartiakes së tij, dhe presidentes së vendit, Vjosa Osmani. Haziri përmes...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur  për politikën qeveritare për të mbështetur financiarisht fëmijët dhe nënat lehona. Ai në një postim...
    Lajme10 Shtator 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit tregoi se si është arritur...
    Sport10 Shtator 2024
    Reprezentuesi shqiptar Arlind Ajeti ka kompletuar transferimin në Turqi tek ekipi i Bodrumsporit. Bodrumspor që momentalisht zë vendin e 14-të në elitën...
    Sport10 Shtator 2024
    Pak minuta ka mbetur deri të fillimi i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. Shqipëria dhe Gjeorgjia do të sprovojnë forcat në ‘Air...
    Lajme10 Shtator 2024
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka komentuar arrestimin e politikanëve serbë, Aleksandar Arsenijeviq dhe Ivan Orloviq, që u arrestuan sot në Veri,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.