×
  • Vip
  • Vip

    Ky është rasti i rrahjes së Einxhel të cilit i referohet Donaldi

    FrontOnline
    05 Shkurt 2022

    Duke dashur të zhvlerësojë qasjen e saj pro grave dhe vajzave, Donaldi në debat e sipër i ka përmendur mbrëmë Einxhelit një rrahje.

    Por për çfarë bëhet fjalë?

    Rasti ka ndodhur në vitin 2019 me modelen Kejvina Kthella.

    Ja çka shkruanin mediat atëbotë:

    Një përplasje fizike VIP ka “tronditur” botën e showbizz-it shqiptar, me protagoniste tri vajza të njohura, që dikur shoqëroheshin në festa e udhëtime njësoj si te “Sex and the city”. Në orët e mbrëmjes para disa ditësh, dy modelet Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi janë konfliktuar fizikisht me moderatoren Einxhel Shkira.  Gjithë historia nisi pas disa batutave që Shkira bëri për modelen Kejvina Kthella, pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës te “Dance with me”, ku kërcen çift me politikanin Eduart Ndocaj. Ishin modelet Marashi dhe Kthella, ato që shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike.

    Burime nga media të ndryshme bëjnë me dije se Einxheli është parë në rrugë nga patrulla e Policisë, duke vendosur që të bëjë edhe denoncimin, e shoqëruar nga vëllai i saj. E kontaktuar nga “Anabel.al”, Einxhel Shkira konfirmoi ngjarjen dhe theksoi se debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës. Oriola, e cila është kushërira e Kejvinës, thjesht kishte ardhur si mbështetje për të, por më pas situata ka degraduar.

    “Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim Kejvinën, me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën”, tha Shkira në një rrëfim për “Anabel.al.” Edhe pse lajmi i sherrit fizik të tyre mori dhenë, Einxhel vazhdon jetën duke postuar pamje nga shtëpia e saj dhe dedikime të fansave.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Vip09 Shtator 2024
    Princesha e Uellsit ka thënë se fokusi i saj është të “qëndrojë pa kancer” pas përfundimit të trajtimit të kimioterapisë. Ajo e...
    Vip09 Shtator 2024
    Ish-banorja e BBVA-së Rike Roçi, ka hapur një pyetësor në rrjetin social “Instagram”. Nga shumë pyetjet që mori ishte edhe një rreth...
    Vip09 Shtator 2024
    Përmes një postimi në Instagram, Luiz Ejlli u ka zbuluar ndjekësve se një skenar filmi është thuajse në përfundim. Projektin e ri...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.